Albin Kurti i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka marrë pjesë në darkën e shtruar në Pallatin Elysee në Paris nga presidenti francez Macron, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kurti ka shpërndarë një video nga kjo ngjarje duke falënderuar presidentin Macron dhe zonjën e parë.
“Bashkë me Ritën ishim të nderuar të marrim pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron, në Pallatin Élysée, në kuadër të Forumit të Paqes në Paris”, ka shkruar Kurti.












