Ditën e djeshme janë arrestuar dy persona në Mitrovicë për posedim të narkotikëve, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Gjatë kontrollit të të dyshuarve dhe shtëpisë së njërit prej tyre, policia ka sekuestruar 12.26 gramë substancë të dyshuar marihuanë, 80 euro që dyshohet se janë përfituar nga shitja e drogës, një peshore digjitale dhe një telefon mobil.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt./Veriu.info/













