Policia e Kosovës ka sekuestruar disa dokumente të ndryshme, për të cilat dyshohet se janë të strukturave paralele serbe, në pikën kufitare në Bërnjak.
Sipas raportit policor, dokumentet janë gjetur gjatë kontrollit të një personi të dyshuar, shtetas i Kosovës, i cili po drejtonte një veturë me targa vendore.
“Njësitet policore gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte duke drejtuar veturën me targa vendore, kanë gjetur dhe sekuestruar disa dokumente të ndryshme të cilat dyshohet se ishin të strukturave paralele serbe. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.”
Rasti ka ndodhur më 12 nëntor, rreth orës 14:25.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar pas intervistimit dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.













