Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka dhënë versionin e saj në lidhje me rrahjen e ndodhur dje në Vushtrri, ku Ibrahim Gërbeshi dhe Albin Gërbeshi sulmuan dy të rinj në rrugën “Ismajl Qemali” nën kërcënimin e armës.
Në mënyrë skandalozve policia rastin e ka trajtuar si rrahje në mes katër personave, e jo në realitet siç ishte si sulm i Ibrahim Gërbeshi dhe Albin Gërbeshi ndaj dy të rinjve që ishin duke ecur si kalimtar rasti, përderisa u ndaluan dhe sulmuan nga anëtarët e familjes Gërbeshi.
“Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Vushtrri, ka pranuar informatën për një rrahje në mes të katër personave në rrugën “Ismajl Qemali” në Vushtrri. Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë arritur t’i arrestojnë dy persona të dyshuar, kurse dy të dyshuar të tjerë të përfshirë në rast, sipas dëshmitarëve, janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Për me tepër policia ka thënë se dy të ndaluarit për 48 orë kanë marrë ndihmë mjekësore nga lëndimet e marra, pastaj me vendim të prokurorit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë. Akoma nuk dihet cili prokuror e ka marrë këtë vendim skandaloz.
Pra, sipas versionit skandaloz të policisë, që të katër personat janë të dyshuar, përderisa në realitet dy të rinjtë sipas dëshmitarëve të rastit dhe pamjeve të publikuara në media, kanë vepruar në vetmbrojtje për të shmangur sulmin, ku siç shihet në video Albin Gërbeshi iu vërsulej me revole në dorë.
Në njoftimin e policisë thuhet se dy të dyshuarit tjerë janë arratisur dhe janë në kërkim policor, por që nuk është bërë e ditur se a janë bastisur pronat e shtëpitë e tyre gjatë këtij ‘kërkimi’ policor. Veriu.info mëson se bëhet fjalë për Ibrahim Gërbeshi dhe Albin Gërbeshi.














