Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vodhën 6 kilogramë ari dhe stoli në vlerë mbi 1 milion euro, hajnat depërtuan përmes murit në argjendari në Prishtinë – Prokuroria ngre aktakuzë

13/11/2026 - 16:26
në Kryesore, Lajme
A A
Vodhën 6 kilogramë ari dhe stoli në vlerë mbi 1 milion euro, hajnat depërtuan përmes murit në argjendari në Prishtinë – Prokuroria ngre aktakuzë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një vjedhje e rëndë që dyshohet se u krye gjatë naftës së 18 dhe 19 janarit të këtij viti në një argjendari në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka bërë që Prokuroria Themelore e Prishtinës të ngris aktakuzë ndaj dy personave X.V dhe B.B, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Sipas Prokurorisë i pandehuri X.V në bashkëkryerje më persona tjerë të paidentifikuar kishte depërtuar në argjendari përmes murit, duke përdorur një mjet elektrik prerës.

Të dyshuarit kishin marrë rreth gjashtë kilogramë ari, stoli dhe një armë zjarri.

Vlera e dëmit të shkaktuar nga kjo vjedhje, sipas Prokurorisë, arrin në 1 milion e 236 mijë euro.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ngritet aktakuzë ndaj dy personave për vjedhjen e rëndë të një argjendarie në Prishtinë, mbajtje të paautorizuar të armës dhe shpërlarje të parave

Prishtinë, 13 Nëntor 2026 – Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, më datë 13 Nëntor 2026, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve X.V., dhe B.B., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale ‘’Vjedhja e rëndë’’, nga neni 315 i KPRK-së, ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, nga neni 366 i KPRK-së dhe ‘’Shpërlarja e parave’’, nga neni 302 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri X.V., në bashkëkryerje me persona të tjerë të paidentifikuar, dyshohet se gjatë periudhës 18-19 Janar 2026, ka kryer vjedhje të rëndë në një argjendarie në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Të dyshuarit, pasi kanë depërtuar përmes murit të argjendarisë me anë të një mjeti elektrik prerës kanë hapur kasafortën, nga e cila kanë marrë rreth gjashtë kilogramë ari, stoli dhe një armë zjarri. Vlera e dëmit të shkaktuar nga kjo vepër penale, është në vlerë prej 1.236.000 euro.

Gjithashtu, sipas aktakuzës, gjatë kontrollit të banesës së të pandehurit X.V., më datë 30 Mars 2026, rreth orës 10:00, Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një pistoletë të llojit “Ekol Tuna”, një karikator dhe tre fishekë, të cilat i pandehuri i mbante pa autorizim.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit X.V. dhe B.B., gjatë periudhës 21 Janar deri më datë 23 Shkurt 2026, duke qenë në dijeni se paratë e gatshme që kishin në dispozicion rrjedhnin nga vjedhja e argjendarisë, dyshohet se kanë ndërmarrë veprime me qëllim të fshehjes dhe maskimit të prejardhjes së tyre të kundërligjshme duke i përdorur ato për blerjen e një banese në Prishtinë.

Në këtë drejtim, e pandehura B.B., në gjashtë raste, ka depozituar në llogarinë e saj bankare gjithsej 44.300 euro, duke deklaruar se paratë ishin kursime familjare dhe se rrjedhnin nga veprimtari të ligjshme biznesore. Në këtë mënyrë, të njëjtat mjete financiare, dyshohet se janë qarkulluar disa herë përmes llogarive bankare, me qëllim të krijimit të një pamjeje të rremë të një transaksioni të ligjshëm financiar.

Ndërkaq, çmimi real i banesës në shumën prej 85.000 eurosh, i ishte paguar në para të gatshme personit të autorizuar për shitjen e saj nga e pandehura B.B., në prani të të pandehurit X.V., me ç’rast ajo ishte blerëse e banesës.

Në kuadër të aktakuzës, Prokurori i shtetit i ka propozuar gjykatës konfiskimin e përhershëm të dobisë pasurore të realizuar me vepër penale, përkatësisht banesës së blerë në mënyrën e përshkruar, si dhe një veturë, të cilat aktualisht janë nën urdhër ndalues përfundimtar.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e vlerësimit të provave, të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

#KeshilliProkurorialKosoves #KeshilliProkurorial #ZyraKryeprokuroritTeShtetit #ProkuroriaThemelorePrishtinë

JU REKOMANDOJMË

Apeli nuk ia pranon kërkesën Rozeta Hajdarit për rrëzimin e aktakuzës, rasti shkon në gjykim

Apeli nuk ia pranon kërkesën Rozeta Hajdarit për rrëzimin e aktakuzës, rasti shkon në gjykim
13/11/2026 - 15:28

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesat e mbrojtësve të Rozeta Hajdarit, Irfan Lipovicës, Hafiz Garës dhe Ridvan Muharremit, duke lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore...

Më shumëDetails

“Kjo është krim, kjo është hajni”, Zemaj: Rritet buxheti për barna, por edhe mungesat, abuzimet dhe tenderomania

“Kjo është krim, kjo është hajni”, Zemaj: Rritet buxheti për barna, por edhe mungesat, abuzimet dhe tenderomania
13/11/2026 - 14:54

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka deklaruar se përkundër rritjes së buxhetit për barna, janë shtuar mungesat e tyre, abuzimet dhe, siç i quajti ai, tenderomania me barna.Gjatë...

Më shumëDetails

Ratifikohen katër marrëveshje ndërkombëtare, tri me Suedinë e një me Belgjikën

100 deputetët shqiptarë që kanë siguruar deri më tani ulëse në Kuvendin e Kosovës
13/11/2026 - 14:33

Kuvendi i Kosovës në vazhdimin e seancës që po mbahet të premten ka ratifikuar katër marrëveshje ndërkombëtare. Ato kanë marrë përkrahjen e shumicës së deputetëve. Kuvendi ka miratuar...

Më shumëDetails

Deklarohej vetëm me mish lope, por në suxhukun e BUQUKU-t zbulohet ADN e pulës – AUV tërheq nga tregu 178 kilogramë

Deklarohej vetëm me mish lope, por në suxhukun e BUQUKU-t zbulohet ADN e pulës – AUV tërheq nga tregu 178 kilogramë
13/11/2026 - 14:12

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar masa kufizuese ndaj prodhimit dhe shpërndarjes së produkteve të kompanisë BUQUKU SH.P.K. në Pejë, pasi në produktin “Suxhuk shtëpiak” është...

Më shumëDetails

Ministri Arben Vitia pranon dështimin dhe mungesën skandaloze të barnave deri në 20 javë

Vitia: Lista Esenciale e Barnave është zgjeruar, buxheti për sivjet rreth 60 milionë euro
13/11/2026 - 13:26

Gjatë interpelancës parlamentare për vdekjen e një pacienteje me kancer dhe mungesën e barnave në Klinikën e Onkologjisë, ministri Arben Vitia ka pranuar se edhe gjatë muajve korrik...

Më shumëDetails

Shkon në Polici ta raportojë zhdukjen e gruas, përfundon vetë në pranga – bashkëshortja e denoncon nga Prizreni për dhunë të vazhdueshme

Hynë nga Serbia ilegalisht me një kamion me targa serbe, ndalohen dy shtetas të Kosovës në Zubin Potok
13/11/2026 - 12:57

Një burrë nga Fushë Kosova është paraqitur në Polici për të raportuar se bashkëshortja e tij ishte larguar nga banesa dhe nuk dinte ku ndodhej, por rasti ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gërbeshët vazhdojnë problemet në Vushtrri, sulmojnë dy persona – Ibrahim dhe Albin Gërbeshi në arrati (Video)

    Gërbeshët vazhdojnë problemet në Vushtrri, sulmojnë dy persona – Ibrahim dhe Albin Gërbeshi në arrati (Video)

    381 Shpërndaje
    Shpërndaje 152 Tweet 95
  • Skandal: Pas intervistimit në Stacionin Policor në Vushtrri, në vend se të lirohen dhe vihen në mbrojtje të shtetit, ndalohen dy personat e sulmuar nga Ibrahim e Albin Gërbeshi

    211 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 53
  • Skandali i vitit i policisë e prokurorit: Ndalohen për 48 orë dy të rinj që vepruan në vetmbrojtje ndaj sulmit fizik dhe më armë të Ibrahim dhe Albin Gërbëshit

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Vjedhje me “stil” në një pikë të “Viva Fresh-it, i riu planifikon çdo detaj – arkëtarja mbetet e shokuar

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Publikoi video në Facebook me një armë pranë vetes, Policia ia bastis shtëpinë në Mitrovicë – E.G. përfundoi nën hetime

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë