Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit

14/11/2026 - 21:35
në Lajme
A A
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin për ndikimin e Ibrahim Rugovës në zhvillimet në Kosovë gjatë dhe pas viteve ’90, ka thënë se, ish-presidenti i parë i vendit, ‘’ ka ndikuar që ëndrra e shqiptarëve të Kosovës të realizohet më 17 shkurt 2008’’.

Haziri, në postimin e tij, ka shkruar edhe se, Republika e Kosovës e ‘’mban autorësinë e tij’’.

‘’ Ndërkaq, Adem Jashari dhe kryengritësit çlirimtarë, nën një emblemë, një uniformë e një komandë, ishin meritë e tij, Adem Demaçit, Bujar Bukoshit e Ahmet Krasniqit’’, ka shkruar Haziri mes tjerash.

Postimi:

Ibrahim Rugova, jo që ka pasur rëndësi e peshë politike sa ka qenë në jetë, deri më 21 janar 2006, por pesha e tij ka ndikuar që ëndrra e shqiptarëve të Kosovës të realizohet më 17 shkurt 2008. Deshi apo s’deshi dikush, Republika e mban autorësinë e tij.

Ndërkaq, Adem Jashari dhe kryengritësit çlirimtarë, nën një emblemë, një uniformë e një komandë, ishin meritë e tij, Adem Demaçit, Bujar Bukoshit e Ahmet Krasniqit.

Pra, rezistencën e bëmë bashkë, luftën e bëmë bashkë, dhe ajo më madhështorja, Republikën e bëmë bashkë nën udhëheqjen e liderit, i cili ishte një hap para të gjithëve.

Edhe foton e Titos ua larguam nga dhomat e shtëpive, emrin e shkruar ua larguam nga librat dhe mendjet e tyre, por nostalgjinë për të, si duket, jo.

Populli mban mend shumë. Republika është kompromisi më i madh që e kemi bërë, rrjedhimisht, kjo ishte fitorja më e madhe e shqiptarëve.

Hapi tjetër është që të jemi më të bashkuar, pse jo, në dallimet tona, çfarëdo qofshin ato. Me shkaktu procese e realizu ëndrra.

LDK, besë e shpresë për Republikën!

JU REKOMANDOJMË

Presidentja merr pjesë në Ballon e Marinsave Amerikanë: SHBA’të janë më tepër se një aleat strategjik për Kosovën

Presidentja merr pjesë në Ballon e Marinsave Amerikanë: SHBA’të janë më tepër se një aleat strategjik për Kosovën
14/11/2026 - 21:11

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë në Ballon e Marinsave Amerikanë, të organizuar me rastin e 251-vjetorit të themelimit të Korpusit të Marinsave të Shteteve...

Më shumëDetails

Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të heshtim përballë gabimeve, partia nuk është pronë e askujt

Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të heshtim përballë gabimeve, partia nuk është pronë e askujt
14/11/2026 - 20:14

Ismet Beqiri ka komentuar zhvillimet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se, të jesh pjesë e kësaj partie, nuk nënkupton të heshtësh përballë gabimeve. Në...

Më shumëDetails

Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje

Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me  shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
14/11/2026 - 19:51

Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin e ushtrisë të Serbisë, Milan Mojsiloviq. Në njoftimin e KFOR’it, shtohet se gjatë takimit është theksuar...

Më shumëDetails

“Po të mos ndëshkoheshim me karton të kuq, do të fitonim” – Kurti inkurajon “Dardanët”

“Po të mos ndëshkoheshim me karton të kuq, do të fitonim” – Kurti inkurajon “Dardanët”
14/11/2026 - 19:15

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përgëzuar futbollistët e Kosovës për paraqitjen në ndeshjen ndaj Izraelit, të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”. Përmes një postimi, Kurti ka thënë...

Më shumëDetails

Në shi e të ftohtë, Sindikata publikon pamje të punëtorëve të KEK-ut: A nuk e meritojnë ngritjen e pagave

Në shi e të ftohtë, Sindikata publikon pamje të punëtorëve të KEK-ut: A nuk e meritojnë ngritjen e pagave
14/11/2026 - 18:35

Sindikata e Re e KEK-ut ka publikuar një video të punëtorëve të Korporatës Energjetike, duke punuar në të ftohtë dhe në shi. Përmes videos, sindikata përkujton kushtet e...

Më shumëDetails

Llogaria e Thaçit rikthen një postim në mbështetje të kombëtares: “Na keni dhënë shumë emocione”

Llogaria e Thaçit rikthen një postim në mbështetje të kombëtares: “Na keni dhënë shumë emocione”
14/11/2026 - 18:20

Llogaria e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka rikthyer një postim të publikuar më 14 nëntor 2019, në të cilin ai kishte shprehur mbështetjen dhe krenarinë për Kombëtaren...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Policia bastis gjashtë lokacione në Mitrovicë, arreston tre persona dhe konfiskon para, armë e narkotikë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Skandali i vitit i policisë e prokurorit: Ndalohen për 48 orë dy të rinj që vepruan në vetmbrojtje ndaj sulmit fizik dhe më armë të Ibrahim dhe Albin Gërbëshit

    200 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • LAJM I KEQ: Paralajmërohet rritje e çmimit të rrymës deri në 20%

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë