Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përgëzuar futbollistët e Kosovës për paraqitjen në ndeshjen ndaj Izraelit, të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Përmes një postimi, Kurti ka thënë se Kosova mund të kishte shënuar dhe fituar ndeshjen, po të mos ndëshkohej me karton të kuq në minutën e 66-të.
Ai ka inkurajuar futbollistët që të vazhdojnë përpara dhe të synojnë fitore në ndeshjet e ardhshme
“Përgëzime futbollistëve të Kosovës për lojën e bukur sot në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Izraelit. Po të mos ndëshkoheshim me karton të kuq në minutin 66, do të mund të shënonim dhe fitonim, por koha nuk kthehet prapa. Vazhdojmë përpara për fitore në ndeshjet e radhës!”, tha Kurti në postim.














