Sindikata e Re e KEK-ut ka publikuar një video të punëtorëve të Korporatës Energjetike, duke punuar në të ftohtë dhe në shi.
Përmes videos, sindikata përkujton kushtet e punës duke kërkuar kontribut për dinjitetin e punëtorëve.
“Mirënjohje dhe respekt për këta punëtorë që edhe në këto kushte të vështira punojnë me përkushtim dhe kontribuojnë për prodhimin e energjisë në vendin tonë.
Por tani shtrohet pyetja: A nuk e meritojnë këta punëtorë ngritjen e pagave dhe pagën e 13-të?” thuhet në postim.













