Edhe këtë të diel, qytetarë dhe të rinj janë mbledhur në një protestë para godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar me çdo kusht dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta, e cila u shoqërua me thirrje të herëpashershme kundër qeverisë, mori një kthesë simbolike në terren. Siç shihet nga pamjet, disa nga protestuesit kanë gjuajtur me topa futbolli në drejtim të godinës së Kryeministrisë, në shenjë pakënaqësie ndaj drejtimit të vendit.
Forca të shumta të policisë janë pozicionuar rreth perimetrit të institucionit për të garantuar rendin dhe sigurinë, ndërkohë që tubimi ka vijuar pa përplasje./Veriu.info











