Me 1 vit e pesë muaj burg është dënuar ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për rastin e pengimit të drejtësisë.
Vendimi u mor të martën nga gjyqtari i vetëm, Christopher Gosnell.
Prokuroria Speciale kishte kërkuar 6 vjet dënim për Thaçin për këtë rast, ndërsa ai ishte deklaruar i pafajshëm.
Pos Thaçit, në këtë çështje janë të akuzuar edhe Isni Kilaj, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.
Ky është gjyqi i dytë ndaj Thaçit në Speciale.
Në të parin, atë për krime lufte, Specialja e dënoi me 25 vjet burgim.
Përveç Thaçit, u dënuan edhe bashkëluftëtarët e tij në këtë rast: Jakup Krasniqi me 25 vjet burg, Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13.














