Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajrami e ashpër me Qeverinë për energjinë: Asnjë kontratë afatgjatë, dështim në remonte dhe asnjë investim në sektor

17/11/2026 - 10:28
në Lajme
A A
Bajrami e ashpër me Qeverinë për energjinë: Asnjë kontratë afatgjatë, dështim në remonte dhe asnjë investim në sektor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka ngritur sërish çështjen e investimeve në sektorin e energjisë, duke pyetur se sa kapacitete të reja gjeneruese janë ndërtuar në Kosovë që nga viti 2021.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka rikujtuar një shkrim të publikuar më 8 dhjetor 2022, në të cilin kishte kritikuar Qeverinë për vazhdimin e masave emergjente për furnizim me energji elektrike.

“Çka ka ndryshu në sektorin e energjisë prej vitit 2021, sa kapacitete gjeneruese janë ndërtu gjatë kësaj kohe?”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka rikujtuar se më 8 dhjetor 2022, Kuvendi i Kosovës kishte votuar për herë të gjashtë masat emergjente për furnizim me energji elektrike, me propozim të Qeverisë.

“Qeveria asnjëherë nuk ka raportuar në Kuvend se për çka i shërbejnë këto masa”, kishte shkruar Bajrami, duke ngritur pyetje nëse ato po përdoreshin për blerjen e energjisë elektrike, kontraktimin e kompanive për investime dhe remonte në KEK, apo për legjitimimin e reduktimeve.

Në shkrimin e saj deputetja kishte renditur edhe atë që e konsideronte mungesë të rezultateve në sektorin e energjisë.

“Asnjë kontratë afatgjatë në energji. Dështim në remonte dhe kontrata shumëfish më të shtrenjta. Strategjia e energjisë nuk është askund. Asnjë investim në sektorin e energjisë”, kishte theksuar ajo.

Bajrami ka rikujtuar se ndërkohë është miratuar Strategjia e Energjisë, por sipas saj, problemi vazhdon të jetë zbatimi i saj.

“Sot, ka Strategji të Energjisë, por s’ka zbatim të saj”, ka shkruar ajo.

Deputetja e LDK-së ka theksuar se masat emergjente është dashur të orientoheshin drejt ndërtimit të kapaciteteve të reja gjeneruese.

“Jemi vonë, por nëse kurrë nuk fillojmë kriza do të vazhdojë të thellohet”, kishte përfunduar Bajrami shkrimin e saj të publikuar më 8 dhjetor 2022.

JU REKOMANDOJMË

Në ditën kur pret aktgjykimin në Hagë, nga profili i Thaçit publikohet fotografia historike e natës së fitores më 2007

Deklaratat hyrëse në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë më 27 shkurt
17/11/2026 - 09:57

Në mëngjesin kur Hashim Thaçi pret aktgjykimin në çështjen e dytë ndaj tij në Hagë, faqja e ish-presidentit në Facebook ka zgjedhur një fotografi dhe disa fjalë nga...

Më shumëDetails

“Mundësitë për dënime janë të mëdha, Specialja ka logjikë politike”/ Flet Hasani para vendimit për “Thaçi 2”

“Mundësitë për dënime janë të mëdha, Specialja ka logjikë politike”/ Flet Hasani para vendimit për “Thaçi 2”
17/11/2026 - 09:31

Një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka deklaruar se ekzistojnë mundësi të mëdha që Gjykata Speciale në Hagë të...

Më shumëDetails

Incizimet e bisedave në paraburgim, pjesë e provave kundër Thaçit: Sa vjet burgim ka kërkuar Prokuroria?

Incizimet e bisedave në paraburgim, pjesë e provave kundër Thaçit: Sa vjet burgim ka kërkuar Prokuroria?
17/11/2026 - 09:09

Gjykata Speciale në Hagë pritet të nisë në orën 10:00 seancën për shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe katër të bashkakuzuarve të tij për pengim të dyshuar...

Më shumëDetails

Mediat gjermane japin detaje për aksidentin tragjik ku humbën jetën dy të rinj kosovar

Mediat gjermane japin detaje për aksidentin tragjik ku humbën jetën dy të rinj kosovar
17/11/2026 - 08:44

Një aksident i rëndë trafiku ka tronditur mërgatën shqiptare dhe Komunën e Rahovecit, pasi tre persona humbën jetën të dielën pasdite në Gjermani, mes tyre edhe dy të...

Më shumëDetails

Sot mblidhet kryesia e Kuvendit, disa pika në rend të ditës

Sot mblidhet kryesia e Kuvendit, disa pika në rend të ditës
17/11/2026 - 08:18

Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhje sot, ku pritet të shqyrtohen disa pika të rendit të ditës. Si pikë e parë është shqyrtimi i parë i Projektligjit...

Më shumëDetails

Skandali në BE – “Oj Kosovo, Kosovo” – çfarë mesazhi ka kënga nacionaliste serbe?

Skandali në BE – “Oj Kosovo, Kosovo” – çfarë mesazhi ka kënga nacionaliste serbe?
17/11/2026 - 08:04

Përfaqësuese të vendeve të ndryshme të Evropës u mblodhën të dielën në Bruksel. Krejt kjo në kuadër të mbrëmjes hapëse të Forumit për Zgjerim nga Komisioni Evropian. Por,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Bashkëjetuesja e Stanovcit dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të arrestuar për kokainë, ja kur mblidheshin paratë

    Bashkëjetuesja e Stanovcit dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të arrestuar për kokainë, ja kur mblidheshin paratë

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • 26-vjeçarja në grupin e të arrestuarve për drogë, është motra e ish-kandidates për deputete

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • Ekskluzive: Ky është furnizuesi i dyshuari i grupit të arrestuar të kokainës, ndodhet në arrati (Dokument)

    173 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Tekstil, financa e gastronomi – Bizneset e të arrestuarve për kokainë në operacionin ‘Heshtja’

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Nga veturat e reja luksoze te shopping-u në Hermes – jeta e 26-vjeçares që dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të kokainës

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë