Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka quajtur “politike” Gjykatën Speciale, pas shpalljes së verdiktit në rastin e pengimit të drejtësisë ndaj tij.
Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim të martën, në një aktgjykim të shkallës së parë të cilën e ka shpallur gjyqtari Christopher Gosnell.
Pas shpalljes së aktgjykimit, Thaçi ka tentuar të flasë, por nuk i është dhënë fjala, ndërsa më pas është parë duke u ulur.
“Kjo është politikë, nuk është drejtësi”, tha Thaçi në Hagë pas shqiptimit të dënimit të dytë, citohet të ketë thënë ai pas shpalljes së vendimit.














