Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim nga Gjykata Speciale në Hagë, në rastin për pengim të administrimit të drejtësisë.
Aktgjykimi ndaj tij është shpallur të martën, më 17 nëntor, në kuadër të procesit gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe katër të akuzuarve të tjerë: Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit.
Prokuroria e Specializuar kishte kërkuar tre vjet burgim për Fazliun.
Sipas aktakuzës, Hashim Thaçi, gjatë vizitave në qendrën e paraburgimit në Hagë, dyshohet se u kishte përcjellë informacione konfidenciale për dëshmitarët e Prokurorisë Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut, me qëllim të ndikimit në dëshmitë e tyre në procesin gjyqësor për krime lufte.
Fazliu akuzohej për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe për mosbindje ndaj Gjykatës.
Aktakuza ndaj pesë të akuzuarve ishte konfirmuar më 29 nëntor 2024, ndërsa gjykimi kishte nisur më 27 shkurt 2026.
Fazliu ishte arrestuar në dhjetor të vitit 2024 dhe ishte transferuar në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë. Në shkurt të vitit 2026, ai ishte liruar me kushte.
Fazliu do të lirohet pas përfundimit të seancës, pasi koha e kaluar në paraburgim ia mbulon dënimin e shqiptuar.













