Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Raportohet se Gjykata në Beograd ka lëshuar urdhërarrest për Milan Radoiçiqin

17/11/2026 - 15:22
në Lajme
A A
Burimi: Nuk mund të pritet kurrë nga Serbia që ta ekstradojë Milan Radoiçiqin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata e Lartë në Beograd ka caktuar masën e paraburgimit dhe ka lëshuar urdhërarrest për Milan Radoiçiqin, i dyshuar për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë në shtator të vitit 2023. Sipas mediumit hulumtues serb BIRN, vendimi erdhi pasi Radoiçiqi nuk iu përgjigj detyrimit për t’u paraqitur në stacionin policor të Savski Venacit më 15 nëntor.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe ishte i obliguar të paraqitej në polici dy herë në muaj, më datat 1 dhe 15, si dëshmi se vazhdonte të qëndronte në vendbanimin e deklaruar. Deri më tani e kishte respektuar këtë detyrim, ndërsa paraqitja e fundit e tij ishte më 1 nëntor. Atij paraprakisht i ishte ndaluar largimi nga vendbanimi pa lejen e gjykatës dhe i ishte konfiskuar pasaporta.

Ndërkohë, ish-inspektori i pavarur i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), Milan Zvezdanoviq, kishte deklaruar më 13 nëntor në televizionin N1 se, sipas informacioneve jozyrtare nga BIA, Radoiçiqi ishte larguar nga Serbia një ditë më parë dhe kishte shkuar në Moskë.

Radoiçiqi është i dyshuar për disa vepra penale që lidhen me sulmin në Banjskë, ku më 24 shtator 2023 u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku. Ai kishte marrë përgjegjësinë për organizimin e grupit të armatosur disa ditë pas sulmit. Pavarësisht hetimeve që nga viti 2023, Prokuroria e Lartë në Beograd ende nuk ka ngritur aktakuzë ndaj tij, ndërsa në Kosovë Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave, me Radoiçiqin në krye të listës së të akuzuarve.

JU REKOMANDOJMË

Ndalohen punimet në dy objekte në ndërtim në Gjakovë

Ndalohen punimet në dy objekte në ndërtim në Gjakovë
17/11/2026 - 15:05

Janë ndërprerë punimet në dy objekte ndërtimi në Gjakovë, raporton Gazeta Online Veriu.info. Vendimi është marrë nga Inspektorati Qendror i Punës pasi gjatë inspektimit u evidentuan parregullsi në...

Më shumëDetails

Zhabari bëhet me fushë të re sportive, Peci vendos gurthemelin bashkë me ministrin Gashani

Zhabari bëhet me fushë të re sportive, Peci vendos gurthemelin bashkë me ministrin Gashani
17/11/2026 - 14:56

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, bashkë me ministrin Gashani kanë vënë sot gurthemelin e fushës së re sportive në Zhabar, raporton Veriu.info. Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit...

Më shumëDetails

32 vite nga emërtimi i UÇK-së, vendimi u mor në këtë shtet evropian

32 vite nga emërtimi i UÇK-së, vendimi u mor në këtë shtet evropian
17/11/2026 - 14:31

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka kujtuar 32-vjetorin e emërtimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), më 17 nëntor 1994. Ai ka bërë të...

Më shumëDetails

Vjen reagimi i Sami Lushtakut pas dënimit të dytë të Thaçit

Vjen reagimi i Sami Lushtakut pas dënimit të dytë të Thaçit
17/11/2026 - 14:12

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pas dënimit të Hashim Thaçit nga Specialja me 17 burgim, raporton Veriu.info. Ai ka publikuar një fotografi të tij...

Më shumëDetails

Momenti kur deputetes së partisë së Vuçiqit i hidhet kos në kokë para Parlamentit(VIDEO)

Momenti kur deputetes së partisë së Vuçiqit i hidhet kos në kokë para Parlamentit(VIDEO)
17/11/2026 - 13:42

Një incident është regjistruar përpara Kuvendit të Serbisë, ku deputetja e Partisë Progresive Serbe (SNS), Lidija Vukiçeviç, është sulmuar nga një person, i cili i ka hedhur kos...

Më shumëDetails

Paralajmërohen protesta nëse institucionet vazhdojnë të heshtin për ish-krerët e UÇK-së

Paralajmërohen protesta nëse institucionet vazhdojnë të heshtin për ish-krerët e UÇK-së
17/11/2026 - 13:32

Iniciativa qytetare “Liria ka Emër” ka zhvilluar një aksion simbolik para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Gjatë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Bashkëjetuesja e Stanovcit dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të arrestuar për kokainë, ja kur mblidheshin paratë

    Bashkëjetuesja e Stanovcit dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të arrestuar për kokainë, ja kur mblidheshin paratë

    184 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Ekskluzive: Ky është furnizuesi i dyshuari i grupit të arrestuar të kokainës, ndodhet në arrati (Dokument)

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • Tekstil, financa e gastronomi – Bizneset e të arrestuarve për kokainë në operacionin ‘Heshtja’

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Nga veturat e reja luksoze te shopping-u në Hermes – jeta e 26-vjeçares që dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të kokainës

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • 26-vjeçarja në grupin e të arrestuarve për drogë, është motra e ish-kandidates për deputete

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë