Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Limaj: Kthimi i Jakup Krasniqit në Hagë, i dhimbshëm për çdo patriot shqiptar dhe turpërues për shtetin e Kosovës

18/11/2026 - 21:13
në Lajme
A A
Limaj: Kthimi i Jakup Krasniqit në Hagë, i dhimbshëm për çdo patriot shqiptar dhe turpërues për shtetin e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka cilësuar të rëndë dhe të dhimbshëm largimin e Jakup Krasniqit nga shtëpia e tij në Prishtinë, për t’u kthyer sërish në Hagë.

Në Politiko, Limaj tha se kjo situatë nuk është e dhimbshme vetëm për familjen e Krasniqit, por për çdo patriot shqiptar, duke e cilësuar njëkohësisht si të turpshme dhe poshtëruese për shtetin e Kosovës.

Ai theksoi se raste të tilla dëshmojnë se sa pak serioz merret shteti i Kosovës nga të tjerët dhe se si trajtohen institucionet e tij.

“Është shumë e rëndë dhe e dhimbshme, jo vetëm për familjen, por për çdo patriot shqiptar. Në të njëjtën kohë është shumë e turpshme dhe poshtëruese për shtetin tonë”, u shpreh Limaj.

Sipas tij, është shqetësuese që përfaqësuesit e Gjykatës Speciale nuk kanë besim që institucionet e Kosovës mund të marrin përgjegjësinë për përcjelljen dhe mbikëqyrjen e të paraburgosurve gjatë qëndrimit të tyre në vend.

Limaj kritikoi edhe qasjen e institucioneve të Kosovës, duke thënë se ato janë tërësisht të heshtura dhe se qytetarëve u mbetet vetëm të reagojnë përmes deklaratave dhe shkrimeve publike.

“Një shtet normal nuk do të pranonte një sjellje të tillë. Do të thoshte se ne marrim përgjegjësi këtu. Kur vijnë ata, pezullohen institucionet tona. Shteti është suspenduar sot komplet dhe ne jemi spektatorë”, deklaroi Limaj.

JU REKOMANDOJMË

Kush është polici që e shoqëroi sot Jakup Krasniqin? I njëjti ishte edhe me Thaçin vitin e kaluar

Kush është polici që e shoqëroi sot Jakup Krasniqin? I njëjti ishte edhe me Thaçin vitin e kaluar
18/11/2026 - 20:56

Jakup Krasniqi ka qenë sot në Kosovë, nën përcjelljeve e shumë njësiteve të Gjykatës Speciale. Vizita e Krasniqit ishte për shkak se gruaja e tij po përballet me...

Më shumëDetails

“Do të lëvizim çdo gur që të ktheheni sa më shpejt”, Çitaku pas vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë

“Do të lëvizim çdo gur që të ktheheni sa më shpejt”, Çitaku pas vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë
18/11/2026 - 20:38

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë, duke shprehur mbështetjen për të dhe...

Më shumëDetails

Zbulohet sa ditë do të qëndrojë në Kosovë Jakup Krasniqi

Zbulohet sa ditë do të qëndrojë në Kosovë Jakup Krasniqi
18/11/2026 - 20:05

Jakup Krasniqi do të qëndrojë në Kosovë për katër ditë. Kështu së paku është informuar Policia e Kosovës. Kjo informatë është siguruar jozyrtarisht nga gazetarja e Klan Kosova,brenda...

Më shumëDetails

Muhaxheri flet pas intervistimit për rastin e Arlinda Zekajt, tregon a do të japë dorëheqje!

Muhaxheri flet pas intervistimit për rastin e Arlinda Zekajt, tregon a do të japë dorëheqje!
18/11/2026 - 19:55

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri pas raportimit në Komisionin Hetimor për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, ka folur lidhur me kërkesat për dorëheqjen e tij,...

Më shumëDetails

“Jo, nuk është fotografi e pasluftës”, Hykmete Bajrami ndan pamje nga Fakulteti Ekonomik pa rrymë

“Jo, nuk është fotografi e pasluftës”, Hykmete Bajrami ndan pamje nga Fakulteti Ekonomik pa rrymë
18/11/2026 - 19:26

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka publikuar fotografi nga Fakulteti Ekonomik, ku thotë se sonte është ndërprerë energjia elektrike, derisa jo ishte duke mbajtur provim...

Më shumëDetails

“Rehatohet” në ATK edhe kandidati i VV-së për kryetar të Zubin-Potokut , punësohet si inspektor

“Rehatohet” në ATK edhe kandidati i VV-së për kryetar të Zubin-Potokut , punësohet si inspektor
18/11/2026 - 19:10

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje si dhe kandidati për kryetar të Zubin-Potokut në zgjedhjet lokale, Vedat Mehmeti figuron në mesin e kandidatëve të suksesshëm në konkursin e Administratës Tatimore...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Familjarët vetëm për dasma? Arjeta Fejza rehaton kunatën në ATK!

    Familjarët vetëm për dasma? Arjeta Fejza rehaton kunatën në ATK!

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Ky është i arrestuari që dyshohet se kreu vrasjen në qendrën tregtare “Ben Center” në Suharekë

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “Ndodhi në prani të gruas dhe vajzës së mitur të viktimës”: Prokuroria del me detaje për vrasjen në Suharekë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “I zuri gjumi në vendin e punës”, Trepça largon nga puna katër punëtorë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • I dyshuari për vrasjen në Suharekë ishte dënuar me 19 vjet burg në Zvicër për vrasjen e bashkëshortes, duke u thirrur në “Kanun”

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë