Kosova renditet ndër vendet me rezultatin më të lartë në Evropë për ligj dhe rend, sipas raportit global të sigurisë për vitin 2026, të publikuar nga organizata ndërkombëtare Gallup.
Në Indeksin e Ligjit dhe Rendit, Kosova ka marrë 90 pikë nga 100 të mundshme, duke u pozicionuar në vendin e 14-të në nivel global.
Në nivel evropian, Kosova është ndër pesë vendet me rezultatin më të lartë, krahas shteteve si Zvicra, Lituania dhe Norvegjia.
Indeksi i Gallupit mat katër tregues kryesorë: ndjenjën e sigurisë gjatë ecjes vetëm natën, besimin në Policinë lokale, përvojat me vjedhjet dhe ato me sulmet fizike apo grabitjet gjatë 12 muajve të fundit.















