Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Policia me operacion: 15 lokale të mbyllura, 8 persona të arrestuar dhe 285 persona të kontrolluar

19/11/2026 - 17:14
në Lajme
A A
Policia me operacion: 15 lokale të mbyllura, 8 persona të arrestuar dhe 285 persona të kontrolluar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës ka realizuar Planin Operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të të cilit janë kontrolluar 40 lokale të muzikës live dhe 62 qendra masazhi në të gjithë territorin e vendit.

Sipas njoftimit të Policisë, aksioni është zhvilluar nga 3 deri më 17 nëntor, në koordinim me inspektorë të Inspektoratit Qendror të Tregut, Inspektoratit të Punës, Administratës Tatimore të Kosovës dhe inspektorë sanitarë, me mbështetjen e njësive të tjera policore.

Gjatë kontrollimit të 40 lokaleve të muzikës live janë hasur gjithsej 285 persona, prej tyre 223 femra dhe 62 meshkuj. Nga ta, 117 ishin shtetas të Kosovës, ndërsa 168 shtetas të huaj, kryesisht nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Kolumbia.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, tetë lokale janë mbyllur për shkak të shkeljeve administrative të konstatuara nga inspektorët e MINT-it.

Ndërkaq, në 62 qendrat e masazhit janë hasur 120 persona, përfshirë 94 femra dhe 26 meshkuj. Prej tyre, 73 ishin shtetas të Kosovës, ndërsa 47 shtetase të huaja, kryesisht nga Tajlanda dhe Shqipëria.

Edhe në këtë kategori, shtatë qendra masazhi janë mbyllur për shkelje administrative.

Gjatë operacionit janë evidentuar edhe katër raste të kundërvajtjes “Marrje me prostitucion” – eskorta, ku janë arrestuar tetë persona: katër meshkuj dhe katër femra, shtetas të Kosovës, Shqipërisë, Brazilit dhe Kolumbisë.

Policia ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve janë dorëzuar fletëparaqitje në Gjykatë, ku janë shqiptuar gjoba. Ndërsa shtetaseve të huaja u janë shqiptuar edhe masat plotësuese të dëbimit nga Kosova dhe ndalimit të hyrjes në vend për periudha nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Sipas Policisë, gjatë kontrolleve punëtoreve u është ofruar mundësia të deklarohen nëse kanë qenë viktima të ndonjë forme të shfrytëzimit apo trafikimit me qenie njerëzore, por nuk është identifikuar asnjë rast i tillë.

OSE

JU REKOMANDOJMË

Ish-këshilltari i Donika Gërvallës ia mësyen pozitës së Avokatit të Popullit

Ish-këshilltari i Donika Gërvallës ia mësyen pozitës së Avokatit të Popullit
19/11/2026 - 15:54

Një ish-këshilltar politik i ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, është në mesin e kandidatëve që synojnë të bëhen Avokat i Popullit. Shpëtim Hajdaraj, i cili ka qenë i...

Më shumëDetails

Propaganda e Kurtit pas skandaleve me punësime familjare të ministrave e deputetëve të VV-së: Prindërit dhe vëllezërit s’më kanë ardhur kurrë në zyrë

Strategjia për Hagën, Kurti-deputetes së PDK’së: Ta lëmë Grupin Punues të punojë, njëherë duhet ideja e vizioni, pastaj kostoja
19/11/2026 - 15:29

Kryeministri Kurti i zënë ngushtë për punësimet e familjarëve të ministrave e deputetëve edhe njëherë ka zgjedhur propagandën “mjeshtërore” për të mbuluar këto skandale. Kurti si mburojë të...

Më shumëDetails

“Familjarët janë për dasma”, Kurti pasi zihet ngushtë për deklaratën: S’do të thotë t’i persekutojmë apo t’i largojmë nga Kosova

Vazhdon protesta kundër Albin Kurtit, protestuesit pritet të mblidhen edhe sot në shesh
19/11/2026 - 15:16

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e pyeti kryeministrin Albin Kurti se a mendon sikur dikur se “farefisi dhe familjarët janë për dasma, e jo për...

Më shumëDetails

Kurti -Rrahmanit: Të më quash mua se jam kundër familjes, për mua është absurde, besoj se duheni të jeni më kreativ

Kurti -Rrahmanit: Të më quash mua se jam kundër familjes, për mua është absurde, besoj se duheni të jeni më kreativ
19/11/2026 - 15:01

Në Kuvend të Kosovës është duke vazhduar seanca plenare. Përgjatë kësaj seance është radha e pyetjeve të deputetëve. “Pse është ky nxitim i qeverisjes suaj për të ndikuar...

Më shumëDetails

Kurti paralajmëron kthesë në sektorin e energjisë: Kosova synon të furnizohet me gaz nga terminali i Vlorës

Kurti paralajmëron kthesë në sektorin e energjisë: Kosova synon të furnizohet me gaz nga terminali i Vlorës
19/11/2026 - 14:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për zhvillimet në sektorin e energjisë gjatë pesë vjetëve e gjysmë të qeverisjes së tij, duke theksuar se lufta në Ukrainë...

Më shumëDetails

Bosnja e shpall kërcënim për sigurinë kombëtare, Radoiçiqit i mbyllen dyert edhe në këtë shtet

Bosnja e shpall kërcënim për sigurinë kombëtare, Radoiçiqit i mbyllen dyert edhe në këtë shtet
19/11/2026 - 14:36

Millan Radoiçiqit, i dyshuar për organizimin e sulmit në Banjskë, është shpallur kërcënim për sigurinë kombëtare nga Bosnje dhe Hercegovina, ku është ndaluar hyrja. Burime të sigurisë kanë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Ndodhi në prani të gruas dhe vajzës së mitur të viktimës”: Prokuroria del me detaje për vrasjen në Suharekë

    “Ndodhi në prani të gruas dhe vajzës së mitur të viktimës”: Prokuroria del me detaje për vrasjen në Suharekë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Njësia amerikane US Marshall zbarkon në aeroportin “Adem Jashari”, Policia e Kosovës ia dorëzon një të dyshuar për kri’me kibernetike

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “I zuri gjumi në vendin e punës”, Trepça largon nga puna katër punëtorë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kajtazi: Thaçi nga dje u eliminua politikisht, ai dje u shkatërrua me procedura

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Njësia amerikane US Marshals zbarkoi në aeroportin e Prishtinës për ekstradimin e nipit të Haxhi Avdylit – Ja për çfarë krime kibernetike dyshohet ai!

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë