Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po tenton t’ia bartë Komunës së Prishtinës përgjegjësinë për dështimin potencial të organizimit të Lojërave Mesdhetare.
Përmes një postimi, Rama ka publikuar tri arsyet që, sipas tij, Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare i ka dhënë për anulimin e takimit, duke theksuar se të gjitha përgjegjësitë për këto çështje i takonin Qeverisë së Kosovës, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Postimi i plotë:
Postimi i Ramës:
Kryeministër, paske provu me ia bartë Prishtinës fajin për dështimin potencial të “Lojërave Mesdhetare”!
Në komunikimin e fundit, “Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare” thotë se takimi është anulu për këto arsye!
1. Pagesa s’është kry.
2. Emrat e delegacionit s’janë dërgu.
3. Nuk jeni përgjigjë në email-a.
Kush ka pasë me i bo këto?
1. Qeveria.
2. Qeveria.
3. Qeveria.
Qikaq e thjeshtë është!















