Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti e pranon se qytetarët po largohen nga vendi, përmend dy shkaqet kryesore të migrimit!

19/11/2026 - 20:26
në Lajme
A A
Kurti: Nëse nuk zgjidhet Presidenti, vendi shkon në zgjedhje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti, duke folur në Kuvendin e Kosovës, tha se, sipas bindjes së tij, cilësia e dobët e arsimit dhe problemet në drejtësi janë dy shkaqet kryesore pse qytetarët po largohen nga vendi.

Ai kritikoi gjendjen në komuna, sidomos në zonat rurale. Sipas Kurtit, njerëzit migrojnë brenda vendit, drejt Prishtinës e Fushë Kosovës, ose jashtë, në Gjermani e Zvicër, kryesisht për shkak të arsimit. “Në Kosovë jetohet shumë më mirë si qytetar i Republikës sesa si banor i komunës”, deklaroi ai.

Kurti tha se do të preferonte që arsimi të ishte më i centralizuar. Ai kujtoi se arsimi u decentralizua me propozimin e Ahtisaarit, për shkak të komunave me shumicë serbe. Kërkoi gjithashtu që roli i drejtorëve komunalë të arsimit të merret më seriozisht. Sipas tij, rezultatet në arsim vijnë ngadalë, “mbas nja 10-15 vjetëve”.

Sfida e dytë, sipas kryeministrit, është drejtësia. Ai tha se shumë qytetarë dalin nga gjykatat dhe prokuroritë më të pakënaqur sesa kanë hyrë. Shtoi se një padrejtësi apo një proces gjyqësor që zgjatet shumë mund ta bëjë një qytetar të largohet nga vendi me gjithë familjen.

Kurti foli edhe për Brezovicën. Ai tha se investimet atje ishin të pamundura deri para dy-tri vitesh, sepse sipas tij Beogradi e kontrollonte përmes aneksit. Sipas tij, vetëm tani ekzistojnë kushtet e duhura për të investuar atje. Ai tha gjithashtu se investimet e huaja direkte janë dyfishuar, por që problemi mbetet struktura e tyre, pasi pjesa më e madhe shkon ende në patundshmëri.

Kurti tha se është optimist për fushat e tjera. Për arsimin dhe drejtësinë tha se është “optimist i përmbajtur”.

JU REKOMANDOJMË

“Je tepër injorant, vështirë po më vjen me t’u drejtu ministër”, Bajrami i drejtohet Muratit

Bajrami i reagon Muratit, ia kujton bisedat e Kusari-Lilës: “Allo Brate” me Listën Serbe
19/11/2026 - 20:14

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ashpërsuar gjuhën ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, gjatë debatit për projektbuxhetin e vitit 2027. Në replikën e saj ndaj Muratit, Bajrami...

Më shumëDetails

Hekuran Murati e thotë edhe këtë: Me Qeverinë Kurti janë shtuar 150 mijë vende pune

Ministri Murati jep lajmin që po e presin të gjithë: Ja kur ekzekutohet paga e 13-të
19/11/2026 - 19:34

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se gjatë Qeverisë Kurti janë shtuar 150 mijë vende të reja të punës. Murati tha se këtë deklarim e bazon në të...

Më shumëDetails

“E mori për kafe, por e çoi në motel”/ Ndalohet për 48 orë i dyshuari për dhu’nim e të dashurës

“E mori për kafe, por e çoi në motel”/ Ndalohet për 48 orë i dyshuari për dhu’nim e të dashurës
19/11/2026 - 19:12

Një 29-vjeçar, i dyshuar se ka dhunuar seksualisht të dashurën e tij 28-vjeçare në Llapnasellë të Graçanicës, është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit. I dyshuari...

Më shumëDetails

“Disiplinohu pak, ministër”, Hoti përplaset me Muratin gjatë debatit për buxhetin

“Disiplinohu pak, ministër”, Hoti përplaset me Muratin gjatë debatit për buxhetin
19/11/2026 - 18:43

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka shprehur kritika ndaj projektbuxhetit, duke e cilësuar atë si dokument që përmban vetëm llogaritje financiare dhe jo një...

Më shumëDetails

Për Ligj të ri për Specialen procedurat nisin nga zero, Cakolli: Nëse deri të hënën s’rrëzohet veto e Presidentes, ai që u votua s’vlen asgjë

Për Ligj të ri për Specialen procedurat nisin nga zero, Cakolli: Nëse deri të hënën s’rrëzohet veto e Presidentes, ai që u votua s’vlen asgjë
19/11/2026 - 18:19

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shpjeguar procedurat parlamentare që duhet të ndiqen pas vendimit të PDK’së dhe LVV’së për të proceduar me një projektligj...

Më shumëDetails

Rama akuzon Kurtin për rrezikimin e Lojërave Mesdhetare: Tri përgjegjësitë për anulimin e takimit i kishte Qeveria

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon
19/11/2026 - 17:39

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po tenton t'ia bartë Komunës së Prishtinës përgjegjësinë për dështimin potencial të organizimit të Lojërave Mesdhetare. Përmes...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Njësia amerikane US Marshall zbarkon në aeroportin “Adem Jashari”, Policia e Kosovës ia dorëzon një të dyshuar për kri’me kibernetike

    Njësia amerikane US Marshall zbarkon në aeroportin “Adem Jashari”, Policia e Kosovës ia dorëzon një të dyshuar për kri’me kibernetike

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Kajtazi: Thaçi nga dje u eliminua politikisht, ai dje u shkatërrua me procedura

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Njësia amerikane US Marshals zbarkoi në aeroportin e Prishtinës për ekstradimin e nipit të Haxhi Avdylit – Ja për çfarë krime kibernetike dyshohet ai!

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Policia me operacion: 15 lokale të mbyllura, 8 persona të arrestuar dhe 285 persona të kontrolluar

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “I zuri gjumi në vendin e punës”, Trepça largon nga puna katër punëtorë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë