Një 23-vjeçare nga Podujeva, me inicialet M.R., ka denoncuar në Polici vjedhjen e veturës së saj, një Volkswagen Passat 3C karavan me ngjyrë të zezë.
Sipas deklaratës së saj, ajo e kishte parkuar veturën rreth orës 17:00 të shtunën, më 21 nëntor, në parkingun nëntokësor të marketit “Viva Fresh Store”, në rrugën “Agron Rrahmani”. Kur ishte kthyer për ta marrë, vetura nuk ishte më aty. Ajo e njoftoi Policinë rreth orës 20:10, mëson gazeta Sinjali.
Policia ka intervistuar ankuesen dhe ka njoftuar Prokurorinë, e cila ka hapur shënim zyrtar. Deri tani nuk ka persona të identifikuar apo të arrestuar.













