Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, ky është rendi i ditës!

23/11/2026 - 08:01
në Kryesore, Lajme
A A
Pas pak mblidhet Kryesia e Kuvendit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, e hënë, më 23 nëntor, në orën 11:00.

Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës, ndërsa një nga pikat e parapara është edhe miratimi i buxhetit të Komisionit Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Kuvendi i Kosovës më 29 tetor 2026 kishte miratuar me 90 vota për formimin e këtij komisioni.

Komisioni tashmë ka angazhuar tre ekspertë të fushave juridike, të cilët do të ndihmojnë në punën e tij. Po ashtu, ka nisur intervistimin e personave të përzgjedhur për të dhënë dëshmi lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.

Kryesues i Komisionit është Burim Ramadani nga Aleanca, ndërsa Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje mban pozitën e zëvendëskryesuesit.

Në përbërje të tij janë edhe Armend Baloku, Adelina Tershani, Osman Musliu dhe Arjeta Rexhepi nga LVV-ja, Besa Kabashi-Rama dhe Eman Rrahmani nga PDK-ja, si dhe Doarsa Kica-Xhelili nga LDK-ja. Pjesë e komisionit janë edhe Jovana Radosavljeviq nga Lista Serbe dhe Emilija Rexhepi nga Grupi Multietnik.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor 2026, në Vitomiricë të Pejës. Për vrasjen dyshohet ish-kunati i saj, Albert Sylaj, i cili ishte arrestuar pas dy ditësh në arrati.

Sipas deklarimeve fillestare të Policisë, dyshohet se vdekja e saj erdhi si pasojë e goditjeve me një mjet të fortë.

Rasti kishte marrë vëmendje të madhe publike edhe për faktin se, pak kohë para se të vritej, rreth orës 19:00, Arlinda Zekaj kishte raportuar në stacionin policor në Pejë një rast të dhunës në familje.

JU REKOMANDOJMË

Vëllai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi mashtruar, jam kthyer nga Kroacia sepse kam menduar se është i sëmurë

Vëllai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi mashtruar, jam kthyer nga Kroacia sepse kam menduar se është i sëmurë
23/11/2026 - 11:47

Gëzim Azemi, vëllai i Endrit Azemit, është deklaruar publikisht një ditë pas arrestimit të familjarit të tij, i cili dyshohet se kishte mashtruar qytetarët duke u shtirur si...

Më shumëDetails

Dy burra rrahen në mes të ditës në Vushtrri, njëri lirohet e tjetri dërgohet në mbajtje

Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, arrestohet një 22-vjeçar
23/11/2026 - 11:32

Dy persona kanë rrahur mes vete në Vushtrri, ditën e djeshme rreth orës 14:20, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Sipas raportit 24 orësh të policisë, thuhet se të dy...

Më shumëDetails

“Kom me të myt”: Paraburgim për burrin që dyshohet se kërcënoi gruan dhe sulmoi me thikë axhën e saj

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për krime lufte ndaj popullatës civile
23/11/2026 - 10:51

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar një muaj paraburgim F.K.-së. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe se ka sulmuar me thikë axhën e saj...

Më shumëDetails

Çfarë thotë djali i Jakup Krasniqit pas vizitës së babait? Ky është mesazhi i tij prekës!

Çfarë thotë djali i Jakup Krasniqit pas vizitës së babait? Ky është mesazhi i tij prekës!
23/11/2026 - 10:25

Vizita e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit ka qenë e nevojshme për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij. Kështu deklaron djali i tij, Altin...

Më shumëDetails

Tre persona dyshohen se kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë

Dy shtetas holandez tentojnë ta kalojnë kufirin ilegalisht, intevenon policia
23/11/2026 - 09:44

Tre persona, dy serbë dhe një kosovar, janë ndaluar në Kamenicë nën dyshimin se kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë,...

Më shumëDetails

Molliqaj flet për bashkëpunimin e mundshëm me Kurtin: Kjo është përgjigjja e tij

Molliqaj flet për bashkëpunimin e mundshëm me Kurtin: Kjo është përgjigjja e tij
23/11/2026 - 09:30

Kreu i PSD-së , Dardan Molliqaj në një intervistë për Indeksonline ka folur lidhur me bashkëpunimin e mundshëm midis PSD-së dhe VV-së. Ai është shprehur kategorisht kundër një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Pacienti përfundoi në QKSUK pas trajtimit prej 8.500 eurosh, ankesa zbuloi se AM Dental Clinic vendoste implante pa licencë (Dokument)

    Skandal: Pacienti përfundoi në QKSUK pas trajtimit prej 8.500 eurosh, ankesa zbuloi se AM Dental Clinic vendoste implante pa licencë (Dokument)

    193 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • 23 vjeçarja parkon Passatin në parkingun nëntokësor të “Viva Fresh Store” në Podujevë – kur u kthye, vetura ishte zhdukur

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Zbulohet ku kishte shkuar 21 vjeçarja, e cila u raportua e zhdukur bashkë me foshnjën 9-muajshe në Prizren

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Ky është personi i cili dyshohet se përmes mashtrimit për leukemi akute mblodhi afro 190 mijë euro

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë