Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

700 mijë euro për renovimin e urës mbi lumin Sitnica në Mitrovicë

23/11/2026 - 13:25
në Lajme
A A
700 mijë euro për renovimin e urës mbi lumin Sitnica në Mitrovicë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Mitrovicë është vendosur gurthemeli për renovimin e thellë të urës mbi lumin Sitnica, projekt ky që ka vlerën e përgjithshme prej 700 mijë eurosh dhe financohet bashkërisht nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Mitrovicës së Jugut.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se investimet në ura nuk janë përqendruar vetëm mbi lumin Ibër, por edhe mbi lumin Sitnica.

“Sot vendosëm gurthemelin e këtij projekti të rëndësishëm, me vlerë të gjithëmbarshme prej 700 mijë eurosh, ku kanë kontribuar së bashku Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Mitrovicës. Ne ndërtojmë ura anembanë Kosovës, por natyrisht më shumë, më shpejt e më shpesh aty ku kanë munguar në të kaluarën, e kjo është pikërisht Mitrovica”, tha Kurti.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, tha se ura mbi Sitnicë është një nga pamjet e para që i shohin qytetarët dhe vizitorët gjatë hyrjes në qytet.

“Sot, edhe në inaugurimin ose fillimin e punimeve të një projekti shumë të rëndësishëm, pamja e parë që qytetarët e Mitrovicës, por edhe të gjithë mysafirët që vijnë në Mitrovicë, shumica dërmuese e tyre gjatë hyrjes kryesore e kanë urën mbi lumin Sitnica, e cila do të ketë një pamje të re, imazh të ri”, tha ai.

Në anën tjetër, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, e vlerësoi projektin si një nga investimet e përbashkëta që pritet të realizohen përmes bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal.

“Projekti filloi sot dhe përfundon diku në shkurt. Unë jam i bindur se kur vijmë me kryeministrin në përmbylljen e punëve këtu, do të fillojnë edhe punët e tjera të mira për qytetarët e Mitrovicës”, tha Krasniqi.

Gjatë vitit 2025, në Mitrovicë u ndërtuan dy ura të reja mbi lumin Ibër, ndërsa ura e tretë është ende në ndërtim. Me projektin e ri mbi Sitnicë, vazhdojnë investimet në infrastrukturën e urave në qytet.

JU REKOMANDOJMË

Aleanca akuzon VV’në se i bëri montazhë videos dhe fjalimit të Besnik Tahirit për energjinë: Propaganda arma e tyre

Aleanca akuzon VV’në se i bëri montazhë videos dhe fjalimit të Besnik Tahirit për energjinë: Propaganda arma e tyre
23/11/2026 - 13:02

Aleanca ka reaguar ndaj publikimit të disa videove të montuara në rrjetet sociale, në të cilat është shtrembëruar paraqitja e nënkryetarit të parë të partisë dhe shefit të...

Më shumëDetails

Kurti: Presim që këto ditë ekspertët ta përmbyllin draftin e Ligjit për Specialen

Kurti: Presim që këto ditë ekspertët ta përmbyllin draftin e Ligjit për Specialen
23/11/2026 - 12:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është në pritje që ekspertët ta përfundojnë draftin e ri të Ligjit për Dhomat e Specializuara, pas dakordimit të arritur...

Më shumëDetails

Vëllai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi mashtruar, jam kthyer nga Kroacia sepse kam menduar se është i sëmurë

Vëllai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi mashtruar, jam kthyer nga Kroacia sepse kam menduar se është i sëmurë
23/11/2026 - 11:47

Gëzim Azemi, vëllai i Endrit Azemit, është deklaruar publikisht një ditë pas arrestimit të familjarit të tij, i cili dyshohet se kishte mashtruar qytetarët duke u shtirur si...

Më shumëDetails

Dy burra rrahen në mes të ditës në Vushtrri, njëri lirohet e tjetri dërgohet në mbajtje

Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, arrestohet një 22-vjeçar
23/11/2026 - 11:32

Dy persona kanë rrahur mes vete në Vushtrri, ditën e djeshme rreth orës 14:20, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Sipas raportit 24 orësh të policisë, thuhet se të dy...

Më shumëDetails

“Kom me të myt”: Paraburgim për burrin që dyshohet se kërcënoi gruan dhe sulmoi me thikë axhën e saj

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për krime lufte ndaj popullatës civile
23/11/2026 - 10:51

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar një muaj paraburgim F.K.-së. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe se ka sulmuar me thikë axhën e saj...

Më shumëDetails

Çfarë thotë djali i Jakup Krasniqit pas vizitës së babait? Ky është mesazhi i tij prekës!

Çfarë thotë djali i Jakup Krasniqit pas vizitës së babait? Ky është mesazhi i tij prekës!
23/11/2026 - 10:25

Vizita e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit ka qenë e nevojshme për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij. Kështu deklaron djali i tij, Altin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Pacienti përfundoi në QKSUK pas trajtimit prej 8.500 eurosh, ankesa zbuloi se AM Dental Clinic vendoste implante pa licencë (Dokument)

    Skandal: Pacienti përfundoi në QKSUK pas trajtimit prej 8.500 eurosh, ankesa zbuloi se AM Dental Clinic vendoste implante pa licencë (Dokument)

    198 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 50
  • Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Dy burra rrahen në mes të ditës në Vushtrri, njëri lirohet e tjetri dërgohet në mbajtje

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • 23 vjeçarja parkon Passatin në parkingun nëntokësor të “Viva Fresh Store” në Podujevë – kur u kthye, vetura ishte zhdukur

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vëllai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi mashtruar, jam kthyer nga Kroacia sepse kam menduar se është i sëmurë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë