Avokati i familjes së Arlinda Zekajt, Besnik Berisha ka bërë të ditur se nuk është mbajtur seanca gjyqësore ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj.
“Arsyeja e mosmbajtjes së seancës lidhet me një kërkesë timen, pas pranimit të aktakuzës e cila ndodhi në fillim të shqyrtimit fillestar, ku kam vërejtur edhe një lëshim skandaloz të prokurores, duke mos e cilësuar tashmë të ndjerën si viktimë e ndjeshme”, u shpreh Berisha, raporton IndeksOnline.
Pos tjerash, Berisha bëri të ditur kërkesën e tij ndaj Kryeprokurorit të Shtetit dhe mekanizmave të tjerë.













