Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria e konfirmon ndalimin e katër personave, dyshohet se lidhen me vrasjen e Arlinda Zekajt

24/11/2026 - 14:16
në Kryesore, Lajme
A A
Prokuroria e konfirmon ndalimin e katër personave, dyshohet se lidhen me vrasjen e Arlinda Zekajt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Katër persona janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin për përfshirje në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një komunikate ka thënë se dy prej tyre dyshohen se kanë ndihmuar në kryerjen e vrasjes, ndërsa dy të tjerët dyshohen se i kanë ndihmuar kryesit pasi u krye vepra, transmeton Gazeta Online Veriu.info.

Prokuroria thotë se ka siguruar prova materiale dhe do të kërkojë paraburgim për të katërt.

Komunikata:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas zhvillimit të veprimeve intensive hetimore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar katër (4) persona për 48 orë.

Dy nga personat e ndaluar, me inicialet N.S., dhe D.S., dyshohen për kryerjen e veprës penale ’‘Ndihma në kryerjen e veprës penale ‘’Vrasja e rëndë’’ nga neni 173 paragrafi 1, pika 1.3, 1.4, dhe 1.8 lidhur me nenin 33 të KPRK-së , ndërsa dy personat e tjerë me inicialet M.P. dhe G.B. dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘’Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjatë zhvillimit të veprimeve hetimore, janë siguruar prova materiale të cilat mbështesin dyshimin e bazuar se personat e lartcekur kanë qenë të përfshirë në kryerjen e veprave penale për të cilat dyshohet.

Në kuadër të procedurës penale, Prokurori i çështjes ka nxjerrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve, me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të rastit.
Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit, pranë gjykatës kompetente do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve.
Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

JU REKOMANDOJMË

Lojërat Mesdhetare në rrezik, Rama fajëson Qeverinë: Ka mbetur vetëm pagesa e tarifës

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon
24/11/2026 - 13:58

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se dështimi i Lojërave Mesdhetareve është ende në rrezik, derisa për këtë e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës. “Për fat të...

Më shumëDetails

Vizita e Komandantes Supreme në FSK, Jashari tregon se për çfarë diskutuan

Presidentja Shiroka-Pula viziton për herë të parë FSK-në, pritet me ceremoni të lartë ushtarake
24/11/2026 - 13:37

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ka pritur në takim Presidenten e Kosovës njëherësh Komandanten Supreme të FSK-së, Justina Shiroka-Pula. Gjatë takimit, Jashari e ka...

Më shumëDetails

“Janë vra sepse ishin UDB-ashë” – reagon Abdixhiku: Kanë agjendë luftën kundër Lidhjes Demokratike

“Janë vra sepse ishin UDB-ashë” – reagon Abdixhiku: Kanë agjendë luftën kundër Lidhjes Demokratike
24/11/2026 - 13:04

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar rreth debatit për vrasjet e pasluftës. “Ju kam thënë, mos i dëgjoni. Në fillim flasin për fotografi. Pse...

Më shumëDetails

“Nesër i nënshtrohet operacionit urgjent”, drejtori i Ortopedisë në QKUK tregon për gjendjen e ushtarit të FSK’së

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për kadetë të rinj që do të studiojnë në disa qendra universitare
24/11/2026 - 12:57

Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është lënduar gjatë një stërvitjeje ushtarake në poligonin e Babajt të Bokës. Lidhur me këtë rast, është deklaruar drejtori i...

Më shumëDetails

“Le të ecë Lumezi, që të kthehet Elezi”, Kurti ia ruante vendin në Prokurori, Elezi me emrin “Eli Z” lëshon banesa me qira në SHBA

“Le të ecë Lumezi, që të kthehet Elezi”, Kurti ia ruante vendin në Prokurori, Elezi me emrin “Eli Z” lëshon banesa me qira në SHBA
24/11/2026 - 12:43

“Le të ecë Lumezi, që të kthehet Elezi” ishte një nga deklaratat që Albin Kurti e përsëriste gjatë kohës kur ishte në opozitë. Në vitin 2019, atëherë lideri...

Më shumëDetails

Vrasja e Arlinda Zekajt merr kthesë tjetër: Arrestohen katër persona në mesin e tyre vjehrra dhe kunati i saj

“Qysh me shku në shpi tem?” – Biseda e Arlindës me rreshterin policor
24/11/2026 - 12:12

Hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë janë zgjeruar. Sipas portalit Sinjali, katër persona janë arrestuar për shtytje në vrasje dhe për ndihmë kryesit pas kryerjes së...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Pacienti përfundoi në QKSUK pas trajtimit prej 8.500 eurosh, ankesa zbuloi se AM Dental Clinic vendoste implante pa licencë (Dokument)

    Skandal: Pacienti përfundoi në QKSUK pas trajtimit prej 8.500 eurosh, ankesa zbuloi se AM Dental Clinic vendoste implante pa licencë (Dokument)

    227 Shpërndaje
    Shpërndaje 91 Tweet 57
  • Ndodh edhe kjo: Djali i ish-zëvendëskomandantit braktis policinë, përmend arsyen

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Albini i vogël” merr një pozitë diplomatike, emërohet ambasador i Kosovës në Japoni

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Hajde me mu në kombi”, 21-vjeçarja raporton rrëmbimin dhe abuzimin seksual në Mitrovicë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Grabitje e rëndë në Prishtinë: Hajnat godasin kompaninë e familjarëve të Behgjet Pacollit, dhe dyshohet se vodhën mbi 275 mijë euro

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë