Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

24/11/2026 - 15:53
në Lajme
A A
Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burgim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka paralajmëruar se do ta apelojë vendimin e Gjykatës Speciale lidhur me mënyrën e llogaritjes së dënimit prej 17 muajsh burgim, të shqiptuar ndaj tij në rastin për pengim të administrimit të drejtësisë.

Në një shkresë të dorëzuar më 23 nëntor në Dhomat e Specializuara të Kosovës, avokatja e Hashim Thaçit, Sophie Menegon, ka bërë të ditur se rezervojnë të drejtën për ta kundërshtuar para Dhomës së Apelit vendimin e gjykatësit lidhur me vuajtjen e njëkohshme të dënimeve në rastet 06 dhe 12, si dhe llogaritjen e kohës së kaluar në paraburgim.

Në vendimin e datës 17 nëntor 2026, Gjykata e Hagës e ka shpallur Thaçin fajtor për disa vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe e ka dënuar me 17 muaj burgim.

Në vendimin e tij, gjykatësi kishte deklaruar se nuk konsideronte që koha e kaluar në paraburgim nga Thaçi, në bazë të dy fletarrestimeve të ndara, mund të llogaritej për dy dënime të shqiptuara për vepra që nuk kanë ndërlidhje me njëra-tjetrën.

Mbrojtja e Thaçit në shkresën e publikuar potencon se po t’i ishte llogaritur Thaçit koha e kaluar në paraburgim që nga njoftimi për fletarrestimin në Rastin 12, dënimi prej 17 muajsh do të konsiderohej tashmë i vuajtur dhe ai do të ishte liruar.

“Po t’i ishte njohur z. Thaçi koha e kaluar në paraburgim që nga njoftimi për fletarrestimin në Rastin 12, dënimi i tij në këtë rast do të konsiderohej i vuajtur dhe ai do të ishte liruar”, thuhet në argumentimin e avokates Menegon.

Avokatja e Thaçit për rastin e dytë, ka theksuar se, për momentin, nuk kanë ndërmend të paraqesin parashtrime të veçanta lidhur me vazhdimin e paraburgimit të Thaçit, por kanë rezervuar të drejtën për ta apeluar Aktgjykimin, përfshirë vendimin për mosllogaritjen e njëkohshme të dënimeve dhe çështjen e kreditimit të kohës së kaluar në paraburgim.

JU REKOMANDOJMË

Ish-deputetë dhe mbështetës të VV-së: Kush janë 5 ambasadorët e rinj që u propozuan nga Qeveria Kurti?

Ish-deputetë dhe mbështetës të VV-së: Kush janë 5 ambasadorët e rinj që u propozuan nga Qeveria Kurti?
24/11/2026 - 15:26

Në fund të muajit të kaluar, Qeveria e Kosovës ka propozuar emërimin e pesë ambasadorëve politik. Emrat e propozuar për ambasador në Belgjikë, Kroaci, Kanada, Japoni dhe Senegal...

Më shumëDetails

E përjashtuan nga grupi parlamentar i PS-së, çka po paralajmëron Elisa Spiropali?

Protesta gjithëkombëtare për çlirimtarët e Kosovës, Spiropali: Zemrat kuqezi kundër padrejtësisë
24/11/2026 - 15:01

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka votuar sot pro kërkesës për përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga strukturat drejtuese të partisë. Në ndërkohë, para pak minutash, ka reaguar...

Më shumëDetails

Nuk mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, zbulohet arsyeja

Nuk mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, zbulohet arsyeja
24/11/2026 - 14:25

Avokati i familjes së Arlinda Zekajt, Besnik Berisha ka bërë të ditur se nuk është mbajtur seanca gjyqësore ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj. “Arsyeja e mosmbajtjes...

Më shumëDetails

Prokuroria e konfirmon ndalimin e katër personave, dyshohet se lidhen me vrasjen e Arlinda Zekajt

Prokuroria e konfirmon ndalimin e katër personave, dyshohet se lidhen me vrasjen e Arlinda Zekajt
24/11/2026 - 14:16

Katër persona janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin për përfshirje në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një komunikate ka thënë se...

Më shumëDetails

Lojërat Mesdhetare në rrezik, Rama fajëson Qeverinë: Ka mbetur vetëm pagesa e tarifës

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon
24/11/2026 - 13:58

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se dështimi i Lojërave Mesdhetareve është ende në rrezik, derisa për këtë e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës. “Për fat të...

Më shumëDetails

Vizita e Komandantes Supreme në FSK, Jashari tregon se për çfarë diskutuan

Presidentja Shiroka-Pula viziton për herë të parë FSK-në, pritet me ceremoni të lartë ushtarake
24/11/2026 - 13:37

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ka pritur në takim Presidenten e Kosovës njëherësh Komandanten Supreme të FSK-së, Justina Shiroka-Pula. Gjatë takimit, Jashari e ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Pacienti përfundoi në QKSUK pas trajtimit prej 8.500 eurosh, ankesa zbuloi se AM Dental Clinic vendoste implante pa licencë (Dokument)

    Skandal: Pacienti përfundoi në QKSUK pas trajtimit prej 8.500 eurosh, ankesa zbuloi se AM Dental Clinic vendoste implante pa licencë (Dokument)

    228 Shpërndaje
    Shpërndaje 91 Tweet 57
  • Ndodh edhe kjo: Djali i ish-zëvendëskomandantit braktis policinë, përmend arsyen

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Albini i vogël” merr një pozitë diplomatike, emërohet ambasador i Kosovës në Japoni

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Hajde me mu në kombi”, 21-vjeçarja raporton rrëmbimin dhe abuzimin seksual në Mitrovicë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Grabitje e rëndë në Prishtinë: Hajnat godasin kompaninë e familjarëve të Behgjet Pacollit, dhe dyshohet se vodhën mbi 275 mijë euro

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë