Prokuroria Themelore në Prishtinë ka zgjeruar hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Nën hetime janë ish-bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj, ish-vjehrra Nurije Sylaj, ish-kunati Driton Sylaj, si dhe Metë Pepaj e Gëzim Bobi, këta 4 të fundit të arrestuar sot, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Sipas aktvendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Nurije Sylaj dyshohet se ka ndihmuar në përgatitjen e vrasjes, duke fotografuar dhe incizuar vazhdimisht viktimën, si dhe duke përcjellë lëvizjet e saj.
Ajo dyshohet gjithashtu se ishte e pranishme kur Arlinda Zekaj u sulmua me sëpatë nga Albert Sylaj, pa ndërhyrë për ta penguar, ndërsa më pas tentoi të devijonte hetimet.
Edhe Driton Sylaj dyshohet se ka ndihmuar në përgatitjen e vrasjes, duke përcjellë lëvizjet e viktimës dhe duke i dërguar Nurije Sylajt një video të saj përmes WhatsApp-it.












