Në shtëpinë e ish- komandantit të UÇK-së, Sabit Geci, në Llaushë, sot është vendosur një pllakë përkujtimore si simbol i pikënisjes së daljes publike të UÇK-së më 28 Nëntor të vitit 1997.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë figura të njohura politike dhe shumë qytetarë të Komunës së Skenderajt.
Përveç kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe shumë figurave tjera, në ceremoni ka marrë pjesë edhe djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova, i cili është edhe deputet i LDK-së.
Rugova të pranishmeve u është drejtuar edhe me një fjalë rasti.














