Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar rëndësinë historike të 28 Nëntorit, duke theksuar se kjo datë përveç Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit, shënon edhe ngjarje të rëndësishme për historinë e Kosovës.
Kurti ka përmendur ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, si dhe shpalljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llaushë nga Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj.
Ai ka ndërlidhur Krujën e Skënderbeut, Vlorën e Ismail Qemalit dhe Drenicën e Adem Jasharit si tri pika të rëndësishme të trashëgimisë historike shqiptare.












