Murali kushtuar Nënës Terezë tashmë është vendosur në murin e një ndërtese tjetër në sheshin e Prishtinës, pasi Policia, me urdhër të Prokurorisë, kishte ndaluar vendosjen e tij në objektin e Ministrisë së Ekonomisë.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë gjithë ditës ka qëndruar në shesh, ku është përballur me Policinë e Kosovës, duke këmbëngulur se murali do të vendosej edhe nëse do të kishte arrestime.
Megjithatë, pasi Policia i ka prezantuar një dokument ku thuhej se kryeprokurori kishte urdhëruar ndërprerjen e punimeve, Rama dhe kompania përgjegjëse janë larguar nga objekti i ministrisë.













