Reshjet e borës kanë përfshirë rrugët që shpijnë drejt pikave të kalimit kufitar të Kosovës, duke vështirësuar qarkullimin në disa segmente rrugore.
Sipas të dhënave të përditësuara nga gjendja e rrugëve, më 29 nëntor, në orën 07:15, dëborë është evidentuar në të gjitha 13 magjistralet që lidhin vendbanimet e Kosovës me pikat kufitare.
Megjithatë, rrugët në përgjithësi mbeten të kalueshme. Vështirësi në qarkullim janë raportuar në segmentet Prishtinë–Mutivodë dhe Podujevë–Merdarë.
Në të gjitha rrugët e përfshira në raport nuk është evidentuar akull, mjegull apo rrëshqitje dheu.















