Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, të hënën do të vijnë në Shipol të Mitrovicës.
Ata do të marrin pjesë në inaugurimin e Sistemit Nacional për Monitorim të Spektrit Frekuencor – SNMSF, thuhet në njoftim
Kjo ngjarje është paraparë të nis nga ora 11:00 në mëngjes.
Ndryshe kjo është vizita ndër të rralla të kryeministrit Kurti në Mitrovicë.













