Të shtëna armësh janë ndëgjuar gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 19:10 në afërsi të pompës së derivareve “Kastrati” në Fushë Kosovë, shkruan Veriu.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
“Në vend të ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore, përfshirë ato të Reagimit të Shpejtë, dhe Njësia e Hetimeve. Sipas informacioneve fillestare dyshohet se në drejtim të një automjeti është shtënë me armë zjarri”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.
Gjithashtu u theksua se një person i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
“Policia është duke kryer hetimet intensive dhe janë duke u trajtuar dëshmi në lidhje me rastin për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti kriminal”.
Lexuesit e Veriu.info kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.














