Analisti politik, Imer Mushkolaj ka reaguar sërish për grevën në arsim, ku kanë kaluar katër javë pa mësim në shkolla, shkruan Veriu.info.
Mushkolaj ka thënë se askujt nuk po i bëhet vonë për nxënësit, pazaret mes sindikatave dhe qeverisë po viktimizohen fëmijët.
“Apo jemi shku për lesh si shoqni e si shtet”, ka shkruar ndër të tjer analisti.
Postimi i plotë:
Shkoi shtatori, e kërkujt nuk po i bëhet vonë për nxënësit, të cilët nuk e kanë fillu mësimin. Për ma keq, situata po iu duket normale si qeverisë, ashtu edhe sindikatës. Shkaku i pazareve mes tyre, viktimizohen fëmijët. A i mbron kush të drejtat e tyre, të drejtën elementare për shkollim? nuk po i bëhet vonë për nxënësit.Apo jemi shku për lesh si shoqni e si shtet.













