Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti në ‘qiellin e shtatë’ me një vit e gjysmë qeverisje, por në sondazhe ka rënie gati 15%

24/09/2022 - 16:04
në Kryesore, Lajme
A A
Pas KGJK-së e KPK-së, Kurti i sulet edhe Gjykatës Themelore të Prishtinës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbrëmë rreth orës 20:00, qeveria Kurti II i bëri saktësisht një vit e gjysmë në pushtet. E pikërisht këtë kohë, kryeministri e kishte ruajtur që të dilte me një postim në facebook, ku i numroi arritjet që sipas tij janë të mëdha përgjatë kësaj kohe të qeverisjes.

Kurti e lavdëroi qeverinë e tij për ekonominë, pakot përkrahëse ndaj qytetarëve, fuqizimin e lirisë së mediave, reformat në drejtësi, arsim, e menaxhim të situatës me pandeminë e gjendjen e energjisë.

Megjithatë, kryeministri Kurti dhe partia e tij Lëvizja Vetëvendosje, për një vit e gjysmë qeverisje, duket se ‘sukses’ të ngjashëm nuk kanë pasur edhe në sytë e të gjithë votuesve të saj që i kishin më 14 shkurt. Kjo pasi në dy sondazhe të publikuara gjatë kësaj jave, VV-ja ka një rënie gati 15%, shkruan Nacionale.

Një sondazh të cilin e publikoi gazeta Nacionale nga UBO Consulting, dhe një tjetër që u publikua nga PIPOS në Klan Kosova, e vendosin Vetëvendosjen si parti të parë me 37% nga 51% gati sa ishte.

Sondazhi i UBO Consulting

Nga 50 për qind sa i kishte pasur në shkurtin e 2021-s, Vetëvendosje gradualisht do të humbiste mbështetje për çdo muaj. Në prillin e vitit 2022, ata do të kishin 41,9 për qind të mbështetjes qytetare sipas UBO Consulting.

Kjo mbështetje do të binte për dy muaj, deri në qershor, në 39,6 për qind. Por, edhe më shqetësues është muaji shtator e në të cilin u humbën edhe 2,3 për qind tjera, duke bërë që subjekti në pushtet të ketë vetëm 37,3 për qind të votave.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike (LDK) duket se po arrin të konsolidojë radhët me një shpejtësi marramendëse. Kjo parti politike në Zgjedhjet e 14 shkurtit do t’i merrte pak mbi 12,7 për qind, duke e vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën e saj – përkundër që është partia më e vjetër parlamentare në vend.

Por, LDK ka arritur të rikuperojë përgjatë kohës sa Lumir Abdixhiku është në krye. Kjo parti politike i kishte 19,4 për qind në muajin prill 2022, për të kërcyer në 20,3 në qershor dhe më pas 22,3 në muajin shtator.

Për ta ilustruar më mirë, kjo parti kishte qenë larg Vetëvendosjes për 37,5 për qind (50,2-12,7) por tashmë është afruar në vetëm 15 për qind (37,3-22,3).

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po ashtu ka shënuar rritje në shtator, por kjo parti kishte pasur rënie nga prilli në qershor.

Nuk dihet saktësisht se çka ka pezmatuar në muajin qershor votuesit dhe mbështetësit e kësaj partie që drejtohet nga Ramush Haradinaj.

PDK-ja në anën tjetër, ka pasur po ashtu një rënie dhe një ngritje të çuditshme. Në vetëm dy muaj, kjo parti është rritur për 0,3 për qind (nga prilli në qershor) për të rënë sërish për 0,2 për qind (nga qershori në shtator).

Sondazhi i PIPOS

Sipas sondazhit të fundit të përgatitur nga instituti “Pipos”, nëse zgjedhjet do të mbaheshin tash, Lëvizja Vetëvendosje do të fitonte 37.10 përqind të votave.

Sipas këtyre matjeve që janë shpalosur në Rubikon, të cilat janë bërë vikendin e kaluar, e që kanë marrë pjesë 1 mijë e 50 respondentë, LDK do të dilte e dyta me 22.20 përqind, ndërkaq në vendin e tretë me 18.80 përqind është PDK.


Në vendin e katërt është AAK me 7.80 përqind. Lista Guxo është me 1.60 përqind, dhe Nisma e AKR me nga 0.60 përqind.

Po në këtë sondazh, qytetarët vlerësuan se sindikatat janë fajtore për grevën në arsim, kur me rreth 30% ata u përgjigjën se qeveria nuk e ka menaxhuar si duhet krizën me energjinë.

Me çfarë u krenua Kurti?

1 vit e gjysmë që nga ardhja në pushtet, kryeministri Albin Kurti po e “feston” me një status në Facebook. Ai ka rënditur disa të dhëna, që konsideron se janë sukses për këtë kohë sa është në krye të ekzekutivit, përkundër kritikave që ka marrë, duke përmendur edhe ato nga qytetarët që kanë pasur pritshmëri të mëdha nga ai.

Rritja ekonomike, gjendja në arsim, në drejtësi, në politikën e jashtme – Kurti po konsideron se në të gjitha këto fusha ka arritur sukses.

“Përkundër krizave globale shëndetësore dhe energjetike, vitin që lamë pas shënuam rritje ekonomike prej 10,7% që është edhe rritja më e madhe në rajon. Ndërkaq, në çerekun e parë të këtij viti patëm 4.9% rritje ekonomike. Në 2021 kishim pakon e ringjalljes ekonomike me mbi 300 milionë euro, kurse sivjet duke shtuar edhe pakon e përballjes me inflacion mbështetja po i kalon edhe 350 milionë euro të tjera. Shtesat për lehonat e fëmijët, pensionistët e personat me aftësi të kufizuara, mbështetje për prodhuesit e eksportuesit, fermerët e studentët, mësimdhënësit e stafin shëndetësor, për kursyesit e energjisë dhe 13 kuzhina popullore etj”, shkruan kryeministri, në një postim të publikuar mbrëmjen e së premtes

Të hyrat në doganë e ATK, sipas Kurtit, janë rritur nën qeverisjen e tij, njëjtë konsideron se ka ndodhur me eksportin.

Të arritur të madhe, shefi i ekzekutivit e cilëson edhe marrëveshjen me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit – MCC, ani pse e njëjta është aprovuar para se ai të vinte në pushtet.

Kryeministri në këtë shkrim të gjatë, ka pëmrendur edhe arsimin publik, por jo edhe grevat – për të cilat nuk po ia del të gjejë zgjidhje duke refuzuar çdo kompromis të mundshëm me sindikatat.

“Kemi investuar në mbrojtje duke dyfishuar buxhetin. Kemi luftuar krimin dhe kontrabandën në gjithë territorin e vendit”, thotë tutje ai.

Mes tjerash, përmendet edhe Vettingu në drejtësi e Byroja Shtetërore, duke thënë se kanë filluar reformat e kërkuara nga qytetarët, çështje për të cilën, iu largua deputetja Doarsa Kica – Xhelili, e cila tha se nuk po realizohet në formën e duhur.

Gjykata Komerciale, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, liria e mediave, heqja e pengesave në për liberalizimin e vizave – janë disa prej çështjeve të tjera që ka përmendur kryeministri Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë