Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputetët e opozitës thonë se Kurti e ministrat kanë dështuar, kërkojnë llogari e transparencë

25/09/2022 - 09:09
në Kryesore, Lajme
A A
Deputetët e opozitës thonë se Kurti e ministrat kanë dështuar, kërkojnë llogari e transparencë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetët e opozitës po vlerësojnë se Qeveria ka dështuar në të gjitha dikasteret, duke e konsideruar shumë pasive e jo transparente me qytetarët e Kuvendin.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka thënë se Kosovën po e pret një dimër mjaft i vështirë me ngritje të çmimeve dhe reduktime të mëdha të rrymës.

Nëse flitet për punën e ministrave, Beqa tha se shumica e ministrave kanë dështuar, duke shtuar se më pak se 10% të buxhetit të ministrive është realizuar.

“Realisht vetëm nëse shohim problemin me energjinë, çmimet e rrymës. Ne nuk kemi arritur të kemi parakontratë që të furnizojmë Kosovën me energji tash kur po hyjmë në dimër e shoh një vit të vështirë për qytetarë sepse megavati ka shkuar deri 1 000 euro kurse mundësitë buxhetore janë të vogla dhe do të kemi reduktime të mëdha. Për shkak të ftohtit edhe nëse hapen shkollat ekziston mundësia pas dy muajve të mbyllen prapë”.

“Nëse flasim për punën e ministrave mund të pyesim sa përqind është realizuar buxheti i Kosovës dhe shpenzuar. Ne kemi më pak se 10% të realizimit të buxhetit nga ministrat. Kemi dështim total të shumicës së ministrave. Kemi skandale të njëpasnjëshme në diplomaci nuk kemi asnjë njohje të re. Nuk kemi transparencë në dialog. Qeveria është shumë pasive dhe mendoj që duhet të jetë më transparente edhe për qytetarë dhe Kuvendin”, tha Beqa.

Deputetja e Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj përmendi mospunët e dikastereve të caktuara, ku sipas saj, kryeministri Albin Kurti po merret edhe me menaxhimin e sektorit të shëndetësisë, ani pse ka një ministër.

“Ne kemi dështime të njëpasnjëshme të dikastereve të caktuar dhe tash paramendoni z.Kurti detyrohet të bëhet kryetari i një komisioni ekzekutiv për menaxhimin e shëndetësisë. Z.Kurti ka aq tepër punë dhe detyra sa nuk e di si do t’i lejohet dhe do të ketë kohë të merret edhe menaxhimin e shëndetësisë përderisa shëndetësia ka një ministër dhe atëherë z.Kurti e ka vetëshpallur vetën edhe si ministër i shëndetësisë pos detyrës së kryeministrit që po e bënë. Unë nuk e di si do të ketë sukses pasi që në QKUK ka vendosur një mjeke e cila nuk ka përvojë menaxheriale, ndërsa në konkurse që bëhen minimumi që të jetë në krye të një dikasteri kërkohen minimum 4 vite menaxheriale në sektorin e shëndetësisë, ndërkaq si mundet me u rregulluar shëndetësia me një person i cili nuk ka as një ditë përvojë menaxheriale, prej një mjeku bëhet menjëherë menaxher”.

“Të mos flasim edhe për dështimet që ka bërë në dikasteret e tjerë. Ne nuk e shohim qe ka pasur mundësi me bë punë të mira dhe të mëdha. Meqenëse ka shumicën e numrave në Kuvend nuk kemi pa që ka bërë ndonjë punë të mirë të kësaj Qeverie. Me marrjen e një mandati qeverisës gjithmonë i lihet hapësirë një Qeverie tre muaj qeverisje në mënyrë që t’i riparon ose të akomodohet në poste ministrore derisa të mësohet me menaxhim dhe nuk lejohet që të kritikohen”.

Sipas saj, qytetarët kanë pritur menaxhim të mirë ndërsa nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim, duke shtuar se nuk mund të gjendet as edhe një sukses i kësja Qeverie.

“Gjithmonë ne si deputet në tremujorin e parë të secilës Qeverisje nuk e praktikojmë as ministrat me i ngulfat me pyetje parlamentare ose ka tema të cilat ballafaqohen , është e pakuptueshme, kur kalon tre mujori nuk lejohet me u thirr më në dështimet e Qeverive të kaluara, megjithatë nuk krahasohen viti 2023 me vitin 1999 kur Kosova ka qenë e shkatërruat dhe tash çdo vit kemi infrastrukture të mirë, i kanë marrë institucionet e gatshme dhe kanë pas mundësinë me performuar mirë”.

“Qytetarët kanë pritur prej menaxhimit të mirë të dikastereve ndërsa nuk ka. Nuk munden pas 1 viti e gjysmë qeverisje me u thirr në dështimet e qeverive të kaluara. Tash duhesh me raportuar në baza tre mujore, gjashtë mujore, një vjeçare për sukseset e kësaj Qeverie që në fakt nuk mundemi me thënë që kemi ndonjë sukses”, tha Kadriaj. /EO

JU REKOMANDOJMË

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë