Lëvizja Vetëvendosje këtë të diele ka përmbyllur zgjedhjet e brendshme ku zgjodhi kryetarin e ri të kësaj partie dhe udhëheqësit e qendrave. Ndonëse ishin zgjedhje të reja, Lëvizja Vetëvendosje, zgjodhi në krye të saj kryetarin e vjetër.
Albin Kurti fitoi me 98.60 për qind të votave për edhe një mandat në krye të partisë së tij. Kurse, Albulena Haxhiu u zgjodh kryetare e Forumit të Gruas dhe Behar Jashari si i Rinisë.
Por si asnjëherë më parë numër i vogēl i anëtarëve të Vetëvendosjes kanë shfrytëzuar të drejtën e votës në zgjedhjet e brendshme, kështu mësohet nga burimet e Paparazit brenda kësaj partie.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në Mitrovicë, ku votën për kandidatin për kryetar të qendrës në Mitrovicë e kanë dhënë vetëm 350 anëtarë.
Kjo del të jetë shumë pak krahasuar me numrin e anëtarëve që Vetëvendosje regjistron në Mitrovicë, afër 5 mijë të tillë.
Se a mund të ketë legjitimitet një kryetar i qendrës, si Armend Muja në Mitrovicë, me një numër kaq të vogël të votave mbetet çështje për t’u diskutuar./Veriu.info/












