Këtë diel Lëvizja Vetëvendosje mbajti zgjedhjet e brendshme partiake ku partia në pushtet zgjodhi kryetarin e saj dhe kryetarët e degëve, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Një fakt interesant i këtyre zgjedhjeve është pjesëmarrja e ulët e anëtarëve të Vetëvendosjes në procesin e votimit.
Por jo të gjitha degët kishin pjesëmarrjen e njëjtë.
Nëse krahasojmë dy komuna që gjenden afër, Mitrovica dhe Vushtrria, vërehet një dallim i konsiderueshëm.
Në Mitrovicë votuan vetëm 350 anëtarë të Vetëvendosjes nga afër 5 mijë që ka të regjistruar kjo parti në këtë qendër, ku kryetar u zgjodh Armend Muja.
Për dallim nga Mitrovica, siç mëson Veriu.info në Vushtrri votuan 550 anëtarë, pra 200 më shumë se sa në Mitrovicë, ku kryetar i qendrës në Vushtrri u zgjodh Sylejman Meholli.













