Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dje e goditi Ramushin, më 2019 Feraj s’kishte lënë gjë pa i thënë Vjosa Osmanit

27/09/2022 - 18:57
në Kryesore, Lajme
A A
Dje e goditi Ramushin, më 2019 Feraj s’kishte lënë gjë pa i thënë Vjosa Osmanit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një prej ideologëve të Vetëvendosjes dhe figura më polarizuese që zë hapësirën publike mediale përmes qëndrimeve që publikon në profilin e tij në ‘facebook’, Hysamedin Feraj, dje ka vënë në pikëpyetje angazhimin e Ramush Haradinajt në luftën e fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Ai shkroi se Haradinaj “po ankohet pse Serbia s’e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë lufës por vëllezërit e tij”.

“Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër!”, ka shkruar Feraj më 26 shtator 2022.

Feraj, nuk i ka sefte qëndrimet e tilla. Po t’ia heqësh pak pluhurin arkivit të tij në ‘facebook’ dalin edhe shkrime të tjera.

I tillë është edhe një shkrim i datës 30 shtator 2019, përmes të cilit Feraj kishte goditur ashpër Vjosa Osmanin duke e quajtur me ironi ““E shkolluemja” Vjosë!””.

Në këtë shkrim të para tri viteve, Feraj kishte thënë se Vjosa Osmani kurrë s’pati aq shkollë sa të paralajmëronte e mobilizonte për rreziqet që përgatiteshin e i propozoheshin Kosovës, por thoshte se Osmani di të paralajmërojë kundër bashkimit kombëtar.

Feraj kishte thënë se Osmani është e shkolluar në “shkollën e nacionalizmit serbo-grek”, derisa shtonte se tashmë presidentja është mohimi i intelektual i dyshes Albright-Merkel.

Reagimi i plotë i Ferajt në vitin 2019:

“E shkolluemja” Vjosë!

Kurrë nuk pati aq shkollë sa të shquante, të na paralajmëronte, e të na mobilizonte kundër rreziqeve qe na përgatiteshin e na propozoheshin t’i realizojmë vetë ne, nëpërmjet dokumenteve juridike:

Copëzimin e Kosovës mbi baza etnike në planin Aahtisari; “përfshirjen e të gjitha kërkesave të Serbisë”, siç deklaroi i kënaqur Vuk Jeremiqi, për 6 pikat e Ban Ki Munit; bosnjëzimin e Kosovës me marrëveshjen për zajednicën serbe…

Të mos zgjatemi: “e shkolluemja” Vjosë di të paralajmëroj kërcënueshëm vetëm kundër bashkimit kombëtar shqiptar! Madje duke tejkaluar nacionalizmin serb: kërkon të heqim dore perhershëm jo vetëm nga përpjekjet praktike por nga vetë ideja e ndërgjegjes shqiptare!

Nesër i vjen radha të na kërkoj të njëjtën gjë për Mitrovicën dhe Veriun e Kosovës. Mbasi kundër shqiptarëve e në favor të shtetit malazez tashmë e ka kryer një detyrë duke votuar për 8200 hektarë territor të shtetit që pretendon ta mbrojë.

Vërtetë e shkollueme dhe besnike, por nga veprimet e nga fjalët, duket qartë e shkollueme e besnike në shkollën e nacionalizmit serbo-grek.

Prandaj Vjosa është mohimi absolut intelektual e politik i dy zonjave të shquara jo shqiptare: Albright-Merkel që frenuan nacionalizmin bashkëkohor serb të cilin Vjosa do që ta bëj mendim të Republikës së Kosovës.

Elektorati i LDK-ës, i rrekur në rezistencën antiserbe dhe me ëndrrën e bashkimit kombëtar, nuk është as i kësaj shkolle të Vjosa Osmanit, as për këtë “dituri” që nuk shquan para se të ndodh asnjë rrezik të sotëm për shqiptarët.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë