Në Kuvendin e Republikës së Kosovës po mbahet seancë plenare.
Megjithatë, pjesëmarrja e deputetëve në këtë seancë, sot duket të jetë e vogël, vetëm gjysma e tyre.
Në mungesë të kuorumit, po mbahen diskutime për tema të ndryshme.
Ka qenë pikërisht i pari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili ka shfrytëzuar këtë kohë për të treguar batuta.
“Po e tregoj një barcoletë. Një grua në moshë kështu, familjare, e thërret dikon prej deputeteve, edhe e pyet çka është puna e Bajrush Xhemajlit herë po ulet te PDK-ja herë te kryetari i Kuvendit. Pse po e ndërron vendin ai,” – ka thënë Konjufca.
Kjo duke aluduar në ngjashmërinë që ka Bajrush Xhemajli me sekretarin e Kuvendit të Kosovës.













