
Moderatori i emisionit ‘Frontal’ në T7, Arsim Lani i ka bërë befasi të ftuarit të tij, ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Lani e ka pritur atë me papijon, kjo pasi që Latifi njihet për papijonët dhe këpucët e tij.
“Mirë osht. Dukesh shumë bukur në realitet, i thotë Latifi- moderatorit.
Ministri i Shëndetësisë tregoi arsyen pse gjithmonë vendos këtë lloj papijoni.
“Si kirurg është më mirë me pas këtë lloj kravate, për shkak që kur ulesh me pa të sëmurin, ajo kravata bjen ose në të smutin dhe mundet me pas shumë bakterie”, tha Latifi.
Tutje, ai përmendi edhe këpucët e tij tashmë të famshme në Kosovë, që janë stil i jugperëndimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Këto janë shumë të pushueshme për me qëndru, është shumë lehtë sidomos me qëndru në sallë të operacionit për disa orë me to janë jashtëzakonisht të mira. Gjithmonë e kam pas qefë atë jugperenedimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Latifi.










