Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shupkovc të Mitrovicës, ku janë ndeshur një veturë e policisë dhe një autobus, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Në pamjet e siguruara nga Veriu.info shihet se vetura e policisë është dëmtuar shumë.
Sipas dëshmitarëve aksidenti është shkaktuar pasi vetura e policisë ka hyrë në një rrugë njëkahëshe dhe aty është ndeshur me autobusin.
Aksidenti ka ndodhur saktësisht në pjesën ku lidhet rruga nga tuneli me Shupkovcin./VERIU.INFO/
Nga Moska, Vulin mohon arratisjen, por nuk tregon nëse do të kthehet në Beograd
Ish-kreu i Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA) në Serbi, Aleksandar Vulin, i njohur për afërsinë e tij me Moskën dhe qëndrimet pro-ruse, ka mbërritur në kryeqytetin rus,...
Më shumëDetails













