Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çmimi i rrymes pritet të rritet për këto kategori të konsumatorëve

17/01/2022 - 16:28
në Kryesore, Lajme
A A
Çmimi i rrymes pritet të rritet për këto kategori të konsumatorëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyra e Rregullatorit për Energji ka publikuar sot një raport konsultativ në kuadër të shqyrtimit të jashtëzakonshëm që e kanë bërë për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike. ZRRE konstaton se rritja e konsumit të energjisë elektrike që u vërejt në vitin 2021 është shkak edhe i një ndryshimi të strukturës tarifore në vitin 2017.

Struktura tarifore e ndryshuar në vitin 2017, sipas ZRRE-së ka pasur ndikim të konsiderueshëm negativ në sistem, duke rezultuar në rritjen e kërkesave për rrymë dhe rrjedhimisht, shpenzimeve në blerjen e energjisë elektrike.

Duke e marrë për bazë një zotim të Ministrisë së Ekonomisë se do t’i ndajë 75 milionë euro për ta zbutur ndikimin e krizës energjetike në tarifa, ZRRE thotë se nuk ka nevojë për rritje të çmimit të rrymës për ata konsumatorë që nuk shpenzojnë më shumë se 600 kWh rrymë në muaj. Kësisoj, organi që rregullon aktivitetet në sektorin e energjisë në Kosovë thotë se mjetet e ndara nga Qeveria do ta shmangnin nevojën për rritjen e çmimit të rrymës për këtë kategori konsumatorësh, raporton Gazeta Express.

“Subvencioni i dhënë nga Qeveria efektivisht ndikon që tarifat e konsumatorëve biznesorë të mos pësojnë rritje dhe faturat për konsumatorët shtëpiak të mos rriten për konsumin që mund të ofrohet me tarifën ekzistuese nga kapacitetet vendore në Kosovë (deri në 600 kWh për muaj)”, thuhet në raportin e ZRRE-së.

Propozimi i ZRRE-së: Tarifat e energjisë elektrike bazuar në subvencionin e premtuar të Qeverisë. Çmimi i rrymës rritet për ata që shpenzojnë më mbi 600 kWh rrymë në muaj.
Sipas ZRRE-së, konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kWh rrymë në muaj dhe ata që shpenzojnë edhe më shumë se kaq, nuk do t’i ndihmojë as subvencioni i Qeverisë.

Në raportin e ZRRE-së propozohet që tarifa për konsumatorët me 800 kWh rrymë të shpenzuar në muaj të rritet në vlerë prej 13.31 eurosh. Ndërsa konsumatorët që shpenzojnë 1000 kwh rrymë në muaj, sipas propozimit të ZRRE-së përballen me një rritje prej 24.62 euro të çmimit të rrymës.

Propozimi i rritjes së çmimit të rrymës në rast se Qeveria nuk i ndan 75 milionë euro

Në rast se Qeveria e Kosovës nuk subvencionon, ZRRE-ja e konsideron të nevojshëm rritjen e çmimit të rrymës.

Në këtë rast, ZRRE-ja propozon që tarifat e energjisë elektrike të ndryshohen në mënyrë që për konsumatorët biznesorë të rritet çmimi i rrymës për 9%.

Rritje e çmimit të rrymës për 9% është propozuar edhe për konsumatorët shtëpiak, të cilët konsiderohet se shpenzojnë deri në 600 kWh rrymë në muaj.

Në këtë rast, gjithashtu është propozuar aplikimi i tarifës prej 0.21 €/kWh për energjinë e konsumuar në kohën e tarifës së lartë (gjatë ditës) dhe 0.09 €/kWh për energjinë e konsumuar në tarifën e ulët (gjatë natës).

Si klasifikohen konsumatorët?

Konsumatori që shpenzon 300 kWh/muaj vlerësohet si konsumator që shpenzon energjinë e nevojshme për të mbuluar nevojat esenciale për një familje 4 antarëshe. Gjatë vitit, 20.5% e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë prag në asnjë muaj gjatë vitit, sipas ZRRE-së. Këta konsumatorë futen në kategorinë A.

Konsumatori me konsum 450 kWh/muaj – paraqet konsumin mesatar të një konsumatori të amvisërisë gjatë vitit. Bazuar në të dhënat e KEDS-it, konsumi mesatar (nga viti 2012 – 2020) nga amvisëritë që shpenzojnë mbi 300 kWh/muaj, është ~ 460 kWh/muaj. Konsumi mesatar në vitin 2021 për konsumatorët e amvisërive që shpenzojnë mbi 300 kWh/muaj energji elektrike është rreth 440 kWh/muaj. Gjatë vitit, 44% e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë prag në asnjë muaj gjatë vitit. Këta konsumatorë futen në kategorinë B.

Konsumatori me konsum 600 kWh/muaj – paraqet konsumin bazik minimal të një konsumatori me ngrohje elektrike gjatë dimrit, në bazë të analizave gjatë vendosjes së bllokut në tarifat e kaluara, 69% të konsumatorëve nuk e kalojnë këtë prag në asnjë muaj gjatë vitit, dhe 79% të konsumatorëve nuk e kalojnë këtë nivel gjatë muajve të verës. Këta konsumatorë futen në kategorinë C.

Konsumatori me konsum 800 kWh/muaj – paraqet një konsumator me konsum mbi bllokun e propozuar. Këta konsumatorë futen në kategorinë D.

Konsumatori me konsum 1000 kWh/muaj – paraqet një konsumator me konsum më të lartë të energjisë elektrike. Këta konsumatorë futen në kategorinë E.

ZRRE-ja u ka ofruar kompanive, konsumatorëve dhe palëve tjera të interesit mundësinë që t’i shqyrtojnë të dhënat dhe qëndrimet e paraqitura në raportin e publikuar dhe t’i komentojnë ato, duke paraqitur argumente kundër ose duke ofruar të dhëna të reja.

JU REKOMANDOJMË

Tahiri: Kosovën e ka mbuluar terri, qytetarët po hyjnë borxhe për t’i paguar faturat e rrymës

Tahiri: Kosovën e ka mbuluar terri, qytetarët po hyjnë borxhe për t’i paguar faturat e rrymës
19/11/2026 - 13:28

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar ndryshimin e politikave energjetike gjatë seancës së sotme plenare në Kuvendin e Kosovës.Ai ka kritikuar qasjen aktuale të politikës programore të...

Më shumëDetails

Pas emailit “kërcënues” studentët duan dorëheqjen e rektorit të UP-së

Pas emailit “kërcënues” studentët duan dorëheqjen e rektorit të UP-së
19/11/2026 - 13:21

Studentët kanë protestuar para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, pas emailit të dërguar nga rektori Arben Hajrullahu, të cilin e kanë cilësuar si kërcënues, raporton Ekonomia Online. Ata...

Më shumëDetails

Ministri Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës

Ministri Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës
19/11/2026 - 13:06

Hekuran Murati ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kryetarit të Prishtinës Përparim Rama, raporton Gazeta Online Veriu.info. “Sot kemi dorëzuar kallëzim penal në prokurori ndaj Përparim Ramës dhe bashkëpunëtorëve...

Më shumëDetails

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për vr’asjen në Suharekë, sekuestron 47 fishekë dhe para të gatshme

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për vr’asjen në Suharekë, sekuestron 47 fishekë dhe para të gatshme
19/11/2026 - 12:39

Një vrasje e rëndë ka ndodhur dje në Suharekë. Rrahman Hoti ka privuar nga jeta Sylë Dakajn në oborrin e një qendre tregtare në këtë qytet. Policia e...

Më shumëDetails

E pabesueshme! Shtyhet seanca për Ligjin e Speciales

E pabesueshme! Shtyhet seanca për Ligjin e Speciales
19/11/2026 - 12:25

Me 2 orë vonesë kanë nisur punimet e seancës së parë të Kuvendit të Kosovës, pasi për sot ishin paraparë dy seanca kjo e dyta pritej të trajtonte...

Më shumëDetails

Çfarë po “zihet”? Kurti shfaqet i nervozuar në seancë

Çfarë po “zihet”? Kurti shfaqet i nervozuar në seancë
19/11/2026 - 12:09

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku po pritet të mbahet seanca për shqyrtimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Kurti...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Ndodhi në prani të gruas dhe vajzës së mitur të viktimës”: Prokuroria del me detaje për vrasjen në Suharekë

    “Ndodhi në prani të gruas dhe vajzës së mitur të viktimës”: Prokuroria del me detaje për vrasjen në Suharekë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “I zuri gjumi në vendin e punës”, Trepça largon nga puna katër punëtorë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ky është i arrestuari që dyshohet se kreu vrasjen në qendrën tregtare “Ben Center” në Suharekë

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • I dyshuari për vrasjen në Suharekë ishte dënuar me 19 vjet burg në Zvicër për vrasjen e bashkëshortes, duke u thirrur në “Kanun”

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Njësia amerikane US Marshall zbarkon në aeroportin “Adem Jashari”, Policia e Kosovës ia dorëzon një të dyshuar për kri’me kibernetike

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë