Me 2 orë vonesë kanë nisur punimet e seancës së parë të Kuvendit të Kosovës, pasi për sot ishin paraparë dy seanca kjo e dyta pritej të trajtonte Ligjin për Specialen, raporton Gaseta Online Veriu.info.
Por me të nisur seanca e parë, kryesuesi i seancës Ardian Gola ka njoftuar për shtyrjen e seancës së dytë për ligjin, deri në një njoftim tjetër.
Gola tha se ky vendim u mor pas një diskutimi mes shefave të grupeve parlamentare.













