
Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në Saminarin e 102 të Rose Roth të NATO’s.
Ai sonte ka publikuar disa fotografi ku pranë ka afër edhe deputetin e PDK-së Xhavit Halitin, i cili është anëtar i Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
“Në Seminarin e 102-të #RoseRoth, kam pohuar se Kosova është e orientuar politikisht dhe strategjikisht drejt integrimeve euroatlantike. Ne rritëm buxhetin e mbrojtjes me 52% për të zhvilluar dhe modernizuar ushtrinë tonë, në mënyrë që të mund të vazhdojmë të kontribuojmë për paqen dhe sigurinë së bashku me partnerët e NATO-s”, ka shkruar Kurti në Twitter.










