Analisti Nexhmedin Spahiu i ftuar në “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur për ndikimin e Serbisë në Kosovë përmes kishave ortodokse.
Ai u shpreh se nuk ka asnjë pretentim që në vendin tonë të ketë një kishë ortodokse të Kosovës.
“Nuk ka asnjë pretentim që në Kosovë të ketë një kishë ortodokse të Kosovës, nuk ka dhe nuk ekziston një kishë e tillë, defakto, ky problem ka qenë kur është pavarësuar Shqipëria, atëherë kishat ortodokse që kanë qenë në territorin e Shqipërisë janë konsideruar kisha greke dhe i kanë takuar kishës greke,
Tutje, ai foli edhe për kishat ortodokse shqiptare dhe formimin e tyre, përcjell Klankosova.tv.
“Megjithatë politikanët e Shqipërisë të viteve 20-ta e 30-ta janë treguar më të shkathët, kanë luftuar që të formohet kisha shqiptare e cila defitinivisht është pranuar në prill të vitit 1937 dhe të gjitha pronat e kishës ortodokse në Shqipëri janë bërë prona të kishës ortodokse shqiptare”, u shpreh ai.












