Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mustafa: Shansi për liberalizim u humb me Demkarkacion, t’i bartin pasojat edhe ata që votuan penguesit

15/10/2022 - 08:11
në Kryesore, Lajme
A A
Mustafa: Shansi për liberalizim u humb me Demkarkacion, t’i bartin pasojat edhe ata që votuan penguesit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë me plotë bindje se Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Mustafa thotë se çështja e liberalizimit të vizave do të përmbyllej në vitin 2016, nëse ratifikohej marrëveshja e kufirit me Malin e Zi.

Në një intervistë për Ekonomia Online, ish-kryetari i LDK-së, thotë se në atë kohë ka munguar vullneti politik për ta fituar liberalizimin e vizave.

Sipas Mustafës, kriteret e reja të vendosura nga Franca kanë qenë të pritshme, për faktin se ka humbur momentumi, teksa shton se liberalizimi i vizave do të ndërlidhet me marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.

“Në fakt as Demarkacioni nuk ka qenë kusht që e kanë pasur vendet tjera, mirëpo është shfrytëzuar rasti meqenëse është parë interesi i përgjithshëm jo vetëm i Kosovës por edhe i stabilitetit në rajon, që Mali i Zi të bëhet anëtare e NATO-s dhe nuk ishte preferencë që një shtet të bëhet anëtar i NATO-s nëse nuk i ka rregulluar të gjitha çështjet kufitare me fqinjët, prandaj ka qenë ajo kërkesë që ta bëjmë ratifikimin e marrëveshjes dhe ta marrim liberalizimin”, ka thënë Mustafa.

“Kemi mundur ta marrim në vitin 2016, nuk ka pasur vullnet politik nga opozita i cili po shihet edhe tani, dhe jemi dëmtuar atëherë. Tani ka qenë e pritshme që nëse futemi në këtë fazë do të kemi probleme. Disa vende për arsye se na është tërhequr vërejtja edhe atëherë se disa vende kanë probleme të brendshme me të djathtën ekstreme ose të majtën ekstreme për ta përkrahur liberalizimin për Kosovën siç ka qenë Franca, sepse është frikësuar nga e djathta ekstreme dhe disa vende tjera të Bashkimit Evropian”, ka thënë tutje Mustafa.

“Tani kemi ardhë në atë situatë në të cilën na u është tërhequr vërejtja edhe atëherë dhe jemi paralajmëruar se nëse nuk e bëjmë punën në vitin 2016 dhe futemi në zonën e zgjedhjeve për Parlamentit Evropian dhe të zgjedhjeve të disa shteteve tjera, do të kemi probleme. Tani kjo çështje është hapur, ka qenë e pritshme të hapet sepse jemi në fazën e dialogut dhe tani po shfrytëzohet dialogu për të kushtëzuar sipas meje liberalizimin e vizave me kushtet e reja. Është jokorrekte sepse Kosova i ka përmbushur të gjitha marrëveshjet me ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, dhe unë pres që në këtë formë do të kushtëzohemi edhe më tutje përderisa nuk bëhet një marrëveshje”, u shpreh Mustafa për EO

Mustafa e ka komentuar edhe kornizën e propozuar nga Franca dhe Gjermania për marrëveshjen finale me Serbinë, të cilën e quan gjysmake.

Ai thotë se një kushtëzim i tillë nuk ka qenë e pritur për Kosovën.

“Në fakt tani mund të bëhet një gjysmë marrëveshje sepse siç po duket nga disa informata të cilat kanë dalë në opinion dhe korniza të cilën e ka ofruar Franca dhe Gjermania, nuk e përmbyll tërësisht çështjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, por mund ta përfundojë një pjesë tani e një pjesë më vonë, që do të thotë se qoftëse pastaj bëhet liberalizimi i vizave me një marrëveshje të tillë, atëherë marrëveshja nuk do të jetë ajo që ka qenë e pritur për Kosovën”, thotë Mustafa.

Ish-kryeministri i ka komentuar edhe veprimet e opozitës së atëhershme në drejtim të qeverisë së udhëhequr nga vetë Mustafa. Ai thotë se pasojat janë të shumta, duke përmendur edhe shpenzimet e qytetarëve për t’i pajisur me vizë.

Mustafa ka thënë se edhe vetë qytetarët duhet t’i bartin pasojat, pasi sipas tij me votën e tyre i kanë sjellë në pushtet kundërshtuesit e liberalizimit të vizave.

“Pasojat janë të qarta, pasojat financiare është që siç u tha nga ish-kryeministri Hoti se qytetarët kanë paguar rreth 90 milionë euro për procedurat për viza. Ata që i kanë paguar, të gjithë nuk kanë marrë viza, shumica prej tyre i kanë quar paratë kotë, dhe do të paguajmë ende deri sa t’i plotësojmë kriteret e reja të cilat Franca i vënë para nesh, pra qytetarët e kanë paguar sjelljen e tillë të opozitës, mirëpo vetë qytetarët e kanë paguar edhe sjelljen e vet, sepse qytetarët ua kanë dhënë votën atyre që atëherë e kanë penguar liberalizimin e vizave, atyre që kanë sjellë gaz lotsjellës, bomba molotovi etj, pra qytetarët janë solidarizuar me veprimet e tilla me vetë faktin se i kanë votuar. Prandaj edhe ne si qytetarë duhet t’i bartim pasojat e ndërgjegjes sonë dhe të sjelljes tonë. Është keq, edhe për mua nuk është e kënaqshme që po e them këtë, mirëpo vërtetë kemi ardhë në një situatë që ne tani po i paguajmë dëmin që iu është shkaktuar vendit më përpara”, u shpreh ai.

JU REKOMANDOJMË

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë