Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kjo është historia e heroit Adrian Krasniqi, ushtarit të parë të rënë me uniformë të UÇK-së

16/10/2022 - 18:36
në Lajme
A A
Kjo është historia e heroit Adrian Krasniqi, ushtarit të parë të rënë me uniformë të UÇK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot janë bërë 25 vjet nga rënia heroike e Adrian Krasniqit.

I lindur më 11 tetor 1972, ai ishte ushtari i parë i rënë me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Adrian Krasniqi ishte njëri nga protagonistët kryesor të UÇK-së.

Krasniqi ka lindur në familjen e njohur të Sylerxhëve të fshatit Vranoc, të Pejës, nga babai Rexhepi dhe nëna Majremja.

Në moshën tetëvjeçare Adrianit i vdes babai, dhe ai bashkë me të vëllain, Ilirin, (përveç nënës shëndetligë) rriten nën përkujdesjen e gjyshes Fanë, xhaxhait Xhafer Krasniqi dhe dajëve të tyre.

Adriani mësimet e para i mori në shkollën fillore “Vëllazërimi” në Baran, ndërsa shkollën e mesme e kreu në gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë. Në vitet 1991 – 1993 studimet i vijoi në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, dhe pastaj në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës.

Qysh si nxënës i shkollës së mesme (1988/89) ai u dallua në organizimin e demonstratave në qytetin e Pejës, përkundër kërcënimeve se mund të përjashtohet nga gjimnazi.

Gjatë vitit 1992 Adrian Krasniqi me anëtarët tjerë kanë shkuar disa herë në Shqipëri për të siguruar armatim.

Gjatë procesit të hetimeve kundër pjesëtarëve të burgosur të UҪK-së zbulohet edhe aktiviteti i Adrian Krasniqit dhe në qershor 1997 prokuroria serbe krahas 21 emrave të akuzuar për “terrorizëm” kishte radhitur në aktakuzë edhe Adrian Krasniqin.

Përkundër ndjekjes nga regjimi serbe, Adriani nuk e ndali aktivitetin e tij për asnjë çast. Në fund të javës së parë të shkurtit 1997, Adrian Krasniqi bashkë me Ilir Konushevcin, kalojnë në Shqipëri për të vazhduar veprimtarinë atdhetare.

Adrian Krasniqi për herë të fundit në Kosovë futet në tetor të vitit 1997.

Në këtë rrugëtim bartjen e armëve nga Shqipëria në Kosovë bashkë me Adrianin po e bënin edhe Sylejman Selimi, Mujë Krasniqi, Qerim Kelmendi, Ilir Konushefci etj., të cilët kishin vendosur që me të dërguar të këtij kontigjenti të armatimit brenda në Kosovë, të bëjnë organizimin e një varg sulmeve të rrufeshme anë e kënd Kosovës.

Adrian Krasniqi bashkë me Ilir Konushefcin dhe Qerim Kelmendin kishin vendosur që ta sulmojnë stacionin policor të Kliçinës.

Pas sulmit, forca të shumta të policisë serbe kishin rrethuar fshatrat Jabllanicë, Bardhaniq e Zhebel të komunës së Gjakovës, sepse pas kryerjes së sulmit të paraparë mbi stacionin e policisë serbe në Ҫallapek, gjurmët kishin çuar në drejtim të Jabllanicës.

Adriani ka gjuajtur në një makinë, ku kishte parë se ka njerëz të cilën e kishte marrë policia serbe nga shqiptarët, ku edhe bie heroikisht në fushë të nderit, njofton Klankosova.tv.

Trupi i heroit Krasniqi pushon në varrezat e fshatit të lindjes, në Vranoc.

Adrian Krasniqi varroset në fshatin e tij të lindjes, në Vranoc, më 18 tetor 1997, me pjesëmarrjen e rreth 15 mijë shqiptarëve nga të gjitha viset e Kosovës.

Në 25 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Adrian Krasniqi sot në Kliqinë të Pejës u organizuan homazhe dhe marsh në nderim të jetës dhe veprës së tij.

JU REKOMANDOJMË

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë