Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria kërkon dënimin e ish-ministrit nga Lista Serbe i akuzuar për nxitje të urrejtjes

17/10/2022 - 16:32
në Kryesore, Lajme
A A
Prokuroria kërkon dënimin e ish-ministrit nga Lista Serbe i akuzuar për nxitje të urrejtjes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokurori Atdhe Dema ka kërkuar që të dënohet ish-ministri nga Lista Serbe, Ivan Todosijeviq, i cili po akuzohet për nxitje të urrejtjes, përçarje, mos-durim kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Në anën tjetër, Nebojsha Vlajiq, avokati i të akuzuarit ka kërkuar që klienti i tij të lirohet.

Ndërkaq, Todosijeviqi në këtë seancë e ka zgjedhur të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje dhe qëndroi prapa deklarimeve të dhëna më parë për këtë çështje penale, raporton Betimi në Drejtësi, përcjell Klan Kosova.

Sipas prokurorit Dema, aktakuza është në përputhshmëri të plotë me përshkrimin faktik të aktakuzës.

Prokurori Dema, në fjalën përfundimtare ka deklaruar se aktakuza është në përputhshmëri të plotë me përshkrimin faktik të aktakuzës.

“Mirëpo, sipas prokurorit Dema i akuzuari bazuar në aktakuzë dhe atë që u dëgjua gjatë fazës së administrimit të provave materiale, e sulmon një popull të tërë me të cilin veprim nxit urrejtje përçarje, ose mos durim kombëtar, racor, kombëtar apo etnik”, thuhet në artikullin e Betimit për Drejtësi.

“Më tutje, prokurori Dema ka thënë se të gjitha deklaratat të cilat i ka thënë i akuzuari i ka kryer në cilësi të ministrit, me arsyetimin se i njëjti nuk i drejtohet një grupacioni të caktuar politik, ushtarak apo formacioni tjetër ku do të i lejohej të shprehte mendimin e vetë”.

Sipas prokurorit Dema, vendimi që do ta marrë gjykata nuk do të ketë efekt vetëm ndaj të akuzuarit, por për të gjithë ata që në të ardhmen kërkojnë të mbajnë poste që e kanë për obligim respektimin e ligjit dhe rendit në Kosovë.

Në fund, prokurori Dema ka kërkuar nga gjykata që për të akuzuarin Todosijeviq të sjellin dënim dënues.

“Prokurori Dema si rrethanë lehtësuese ka thënë se akuzuari është hera e parë që ka rënë ndesh me ligjin në Republikën e Kosovës dhe më parë nuk ka pasur historik të kryerjes së veprës penale”.

Ndërkaq, avokati i Todosijeviqit, Vlajiq, ka thënë se ky gjykim shkel marrëveshjen e Brukselit seps enë bazë të nenit 10, çdo trup gjykues ku të akuzuarit janë serbë për vepra që janë shkaktuara në veri, duhet të jenë serbë shumica e anëtarëve të trupit gjykues.

Sipas Vlajiqit, është shkelur po ashtu neni i dhjetë i Konventës Evropiane për liri të shprehjes.

“Zoti Todosijeviq nuk ka folur për popullin shqiptar për këtë jam i pakënaqur që prokurori fjalimin për Ushtrinë Çlirimtare e barazon me popullin shqiptar. Atëherë mund të themi se në Hagë, gjykohet populli shqiptar, por nuk gjykohet, gjykohen për vepra të caktuar”, thënë Vlajiq.

Tutje, avokati ka thënë se kjo është e dënueshme në mënyrë politike, për çka edhe Todosijeviq ka bartur pasoja politike dhe është shkarkuar, porse për këtë nuk mund të shkohet në burg.

Ai po ashtu ka thënë se Todojiseviq nuk ka qenë në cilësi të ministrit dhe nuk i ka keqpërdorur autorizimet e ministrit, pasi që ka shkuar si politikan dhe anëtar i Listës Serbe.

“Cili nga ministrat serbë, ka folur si ministër, asnjëherë, askush. Unë këtë situatë nuk e kam menduar dhe kjo nuk është e mundur, nuk mund të shpreheni si ministër në veri. Todosijeviq po të kishte folur si ministër ai më së paku do të kishte qenë i fishkëlluar dhe do të ishte larguar”, ka thënë Vlajiq.

Ndërkaq, në lidhje me video-incizimin e shikuar dhe dëgjuar në këtë seancë, avokati Vlajiq ka thënë se nuk e kundërshton autencitetin e videos mirëpo disa gjëra nuk i ka thënë Todosijeviq, të cilat kanë qenë në aktakuzë.

“Në aktakuzë qëndron “pirja e gjakut”, këtë nuk e ka thënë Todosijeviq, në video-incizim nuk ekziston “gjak pirje”, si dhe fjalën “Masakër në Reçak”, nuk e ka përdorur as asnjë njërën as tjetrën”, ka thënë Vlajiq.

“Në aktakuzë qëndron “pirja e gjakut” këtë nuk e ka thënë, në video incizim nuk ekziston “gjak prirje” dhe fjala “Masakër në Reçak”, nuk e ka përdorur asnjë njërën as tjetrën. Për pjesë verbale dhe për atë që është akuzuar dhe dënuar duhet të përgjigjet asaj që është në video. Unë e di që i humbim disa finesa të gjuhës gjatë përkthimit, por në versionin e gjuhës serbe duhet të jetë e njëjtë dhe kjo nuk është”.

Vlajiq në fund ka kërkuar dhe i ka propozuar gjykatës që ndaj të mbrojturit të tij të nxirret aktgjykim lirues.

Këtë deklarim të avokatit Vlajiq e ka përkrahur i mbrojturi i tij, Todosijeviq dhe ka shtuar se nuk ka dashur apo pasur qëllim që ta fyej dikë, e veçanërisht popullin shqiptar.

Shpallja e aktgjykimit për këtë çështje penalo-juridike është caktuar më 19 tetor 2022.

Në fillim seancës, pasi është bërë shikimi dhe dëgjimi i provës, video incizimit, janë administruar provat materiale.

JU REKOMANDOJMË

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal
01/09/2026 - 11:03

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka zhvilluar sot një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, ku hyrja e objektit u bllokua me thasë me mbeturina, në shenjë proteste...

Më shumëDetails

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë