Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës i është përgjigjur Levizjen Vetëvendosje me një video në të cilën shihet rritje e çmimeve të produkteve bazike në vend.
Në këtë video shihet se si janë ngritur çmimet e produkteve nga muaji shkurt, në muajin shtator me një përqindje të lartë. Videoja parimisht fillon me mbishkrimin ‘Ju prezantojmë me ofertën më të mirë të Qeverisë për vitin e fundit’ .
Në këtë video thuhet se vaji ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë e çmimit kur nga 1.21 euro sa ishte në mujin shkurt, në shtator u rrit në 2.52 euro që nënkupton 108% me rritje.
Aktualisht sipas kësaj video, çmimi i miellit në muajin shkurt ishte 0.51 euro për kilogram, ndëkrohë që në muajin shtator është ngritur në 0.81 euro, poashtu buka nga muaji shkurt që ka kushtuar 0.35 euro, në muajin shtator është ngritur në 0.51 euro, qumshti nga 0.88 euro për litër, aktualisht kushton 1.14 euro.
Në anën tjetër kjo video tregon se në muajin shkurt çmimi i vezëve ishte 2.71 euro, ndërsa aktualisht është 3.71 euro. Poashtu orizi nga 1.39 euro është ngritur në 1.49 euro. 2.55 euro ishte çmimi i fasules në muajin shkurt, ndërkohë aktualisht është ngritur në 2.89 euro, gjithashtu paraqitet edhe ngritje e çmimit të sheqerit nga 0.70 euro në 1.10 euro. Kilogrami i patateve ishte 0.51 euro, ndërkohë në këtë video shihet që aktualisht është ngritur në 0.58 euro.
“Ju presin edhe shumë befasi të tjera, 2 vite qeverisje 2 vite befasi”, përfundon videoja.













