Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mustafa, Kurtit: S’ke shumë alternativa, ose bëje marrëveshjen, ose lësho rrugë

20/10/2022 - 19:35
në Lajme
A A
Kryeministri Kurti ndryshon vendimin e Isa Mustafës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish kryeministri i Kosovës dhe ish kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur për marrëveshjen për Asociacionin që u publikua sot në media.
Ai tha se e ka parë draftin, mirëpo nuk është i sigurt nëse është i vërtetë.

E kam parë draft-marrëveshjen, nuk jam i sigurt a është ai draft i vërtetë apo diçka tjetër, por ia kam vënë një sy. Unë mendoj se elementet themelore janë ato që kanë qenë në marrëveshjen e vitit 2013, por ka edhe elemente të ngjashme ose përafërsisht të ngjashme me dokumentin e vitit 2015”, tha ai.

Ai tha se ndryshimi është te Kurti e Osmani, e jo te marrëveshja.

“Unë pajtohem se ndryshimi është te Kurti e zonja Osmani, por tani do të shohim se çka do të bëjnë”, tha ai.

“Nuk mund të flasë për produktivitetin e marrëveshjes, sepse mund të mos jetë krejt e njëjta, të jetë më ndryshe. Mirëpo kërkesë e komunitetit ndërkombëtar është që të arrihet një marrëveshje që zbatohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe ligjet në fuqi. Kurti mund të mos e nënshkruajë, sepse është kryeministër, i ka marrë votat, por Kosova e ka obligim ligjor zbatimin e saj.”

Ai e komentoi edhe videon ku shihet ai duke u gjuajtur me ve në kohën kur tregonte para opozitës procedurat e nënshkrimit të marrëveshjes.

“LDK duhet të sillet në mënyrë të dinjitetshme ashtu siç po sillet, të mos përdoret me metoda të dhunës. Për fat të keq këta kanë ardhë në pushtet mbi bazën e dhunës të dhunës, mashtrimeve e gënjeshtrave. Nëse Kurti e nënshkruan do të ketë reagim nga subjektet tjera, sepse nuk do të lejohet ratifikimi i një marrëveshje të dëmshme”, ka thënë ai në “Frontal”.

Mustafa tha se Kurti duhet të bëjë marrëveshjen ose të lëshojë rrugë.

“Z. Kurti duhet ta bëjë marrëveshjen ose të lëshojë rrugë, sepse nuk ka shumë alternativa. Tash marrëveshja nuk është vetëm çështje e brendshme e Kosovës, por edhe çështje e stabilitetit në rajon sepse kemi një vend që është sulmuar nga Ukraina, një luftë që po zhvillohet në Evropë”, tha ai.

Sipas tij, kjo “nënkupton njohjen reciproke”.

“Nuk është fjala vetëm te interesi jonë, por kërkohet bashkëpunim me vendet mike të Bashkimit Evropian dhe SHBA-të, që të bëhet një zgjidhje që të evitohet një situatë e acaruar”.

Ai tha se pajtohet me qëndrimin e LDK-së për takimin e ftuar nga Kurti.

“Unë pajtohem me qëndrimin e LDK-se që Kurti të shkojë në kuvend dhe ta njoftojë kuvendin, nuk mund t’i japë këshilla Abdixhikut se a të shkojë apo jo në takim”, deklaroi ai.

Ai foli edhe për videot e publikuara nga VV, ku sulmohet edhe vetë ai. Mustafa tha se VV po bëjnë propagandë, derisa i kritikoi për mospunë.

“Këta po bëjnë propagandë të madhe, me akuza, video, shantazhe, po mendojnë që na frikësojnë indi dhe si shoqëri, por mendoj që e kanë gabim, nuk po e di pse po i bëjnë këto gabime, ndoshta për shkak që s’kanë çka flasin për punën e tyre”.

“Në mënyrë absolute asgjë, në politikën e jashtme kanë ndodh gabime fatale, nuk na ka njohut asnjë shtet. Nuk e di ku janë sukseset e kësaj qeverie. I vetmi sukses është propaganda”.

JU REKOMANDOJMË

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë